Mund të keni parë në mediat sociale apo në rrugë shumë njerëz me tatuazhe në formën e pikëpresjes në parakrah ose pjesë të tjera të trupit.
Në fakt nuk janë të fiksuar pas gramatikës.
Një organizatë e kujdesit për shëndetin mendor, “The Semicolon Project”, po inkurajon këdo që ka kaluar depresion, ankth apo ka pasur mendime vetëvrasëse, të vizatojë një pikëpresje në parakrah.
Disa në fakt kanë menduar ta bëjnë tatuazh.
Organizata thotë: “Një pikëpresje parfaqëson një fjali, që autori mund ta kishte përfunduar, por ka zgjedhur të mos e bëjë. Në këtë rast autori jeni ju dhe fjalia është jeta juaj”.