Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

“Dora e vogël e shpresës”, një histori e mrekullueshme!

$
0
0

doraKjo fotografi që po ju paraqesim, në fakt duhet të zgjidhej si “Fotografia e Dekadës”, por nuk ndodhi kështu. Një kopje e saj u publikua në një gazetë amerikane, por jo çdokujt i ra në dorë.

Kjo është fotografia e një foshnje 21-javore të palindur, të quajtur Samuel Alexander Armas, i cili po operohej nga kirurgu Joseph Burner.

U diagnostikua se foshnja (fetus) vuante nga spina bifida, një sëmundje që nuk do ta lejonte të mbijetonte, nëse dilte nga barku i nënës.

Nëna e Samuelit të vogël, Julie Armas, një infermiere obstetrike në Atlanta, ishte rreth 5 muajsh shtatzënë, kur verifikoi se foshnja e saj e palindur vuante nga kjo sëmundje. Por ajo kishte dëgjuar për aftësitë e kirurgut Bruner dhe për ndërhyrjet që kryen ai, kur foshnja është ende në mitër, ndaj ishte e gatshme që të operohej me qëllim që të shpëtonte foshnjën e saj.

Gjatë procesit të operimit, mjeku heq një pjesë të mitrës sipas seksionit C dhe bën një incest të vogël për të operuar beben-fetus. Pasi kreu operacionin, Samueli i vogël me dorën e tij të brishtë por të formuar, i kapi mjekut gishtin.

“Ky ishte çasti më emocional i jetës sime”, u shpreh mjeku i prekur. Për një moment ai ngriu, duke e lënë procedurën pezull.

Aparati fotografik arriti ta kapë këtë çast shumë prekës. Madje, kur u botua në gazetë, fotografia kishte titullin “Dora e Shpresës” ndërsa përshkrimi i fotos fillonte:

“Dora e vogël e fetusit 21-javor Samuel Alexander Armas del nga mitra e nënës dhe kap gishtin e doktorit Joseph Burner, sikur ka dashur ta falënderojë mjekun që i dhuroi jetën”.

Nëna e Samuelit të vogël tha se ata qanë për ditë të tëra, pasi panë fotografinë. Ajo tha se fotografia u kujton atyre që shtatzënia nuk sjell sëmundje, por një jetë të re.

Samueli erdhi në jetë pas operacionit të bërë, i cili pati 100% sukses dhe ky fëmijë gëzon shëndet të plotë. Por gjithsesi, ai e ka një kujtim, fotografinë, nga

koha kur nuk kishte dalë akoma në jetë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


PIJA ÇUDIBËRËSE ME KURKUMË (turmenik)


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta