Të hash banane të pengon që të verbohesh.
Kështu thuhet në një studim të ri.
Fruti është një burim i pasur kaliumi, një mineral thelbësor për ruajtjen e shëndetit të mirë kardiovaskular.
Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se fruti përmban nivele të larta të karotenoideve, një pigment organik që kthehet në vitaminë A në mëlçinë e njeriut, duke na mbrojtur kundër sëmundjeve të syve.
Eksperti i syve, doktor David Allamby thotë se studimi mund të ndihmojë në luftën kundër mungesës së vitaminës A në mbarë globin.
Ai thotë se mungesa e vitaminës A është një problem i madh në vendet në zhvillim, ku qindra mijëra fëmijë mbeten të verbër çdo vit.