Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Reforma: Shëndetësia drejt mbulimit universal

$
0
0

MjekSkema e sigurimeve shëndetësore, përmes ligjit të ri, garanton mbulim universal të popullatës, që do të thotë se përveç personave ekonomikisht aktivë që sigurohen, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon gjithashtu kategoritë në nevojë

Sistemi ynë aktual shëndetësor funksionon mbi bazën e kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, teksa për kategori të veçanti shërbimi jepet falas. Por së fundmi kërkohet që të shkohet drejt një sistemi shëndetësor me mbulim universal, që të përfshijë të gjitha kategoritë. Kjo së fundmi është risjellë nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Shëndetit Publik: “Health indicators as an important tool for strengthening health information systems in the European Region – Treguesit e Shëndetit si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemeve të informacionit shëndetësor në Rajonin Evropian”. Gjatë fjalës së tij, ministri tha që të arrihej drejt këtij sistemi duhet bazuar në këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjë që kërkon arritjen e të paktën gjashtë elementeve. Kështu fillimisht duhen mjedise pune të përshtatshme, ku të kryhet praktika shëndetësore. Së dyti, duhen pajisje mjekësore diagnostikuese, duhen barna dhe materiale mjekësore nga një listë esenciale dhe të arritshme për njerëzit. Së treti, duhet personel mjekësor i specializuar, duhet padyshim financim i nevojshëm, por duhet edhe informacion.

Skema

Skema e sigurimeve shëndetësore, përmes ligjit të ri, garanton mbulim universal të popullatës, që do të thotë se përveç personave ekonomikisht aktivë që sigurohen, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon gjithashtu kategoritë në nevojë, si: pensionistet, invalidët, veteranët, personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, të papunët, gratë shtatzëna, shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë, fëmijët nën moshën 18 vjeç, nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, si dhe kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta. Për të gjitha këto kategori si dhe për ato kategori që do të përcaktohen me ligj të veçantë, paguan shteti. Të gjitha këto kategori të përfshira në ligjin e ri, përfitojnë shërbim shëndetësor pa pagesë, mjafton që çdokush të marrë dokumentet përkatëse për statusin, të cilit i përket.

Mbulimi

Teksa sistemi ynë aktual përfshin një sërë kategorish që mund të përfitojnë mbulim shëndetësor falas, për ministrin Beqaj “kalimi në sistemin me mbulim universal, aktualisht është i pamundur për shkak se mungesa e informacionit është pengesë në politikëbërje, por bëhet pengesë edhe në zbatimin e praktikës së përditshme mjekësore. Prandaj, këtë mungesë na duhet ta kapërcejmë dhe ta përdorim informacionin si një urë për të arritur aty ku duam të shkojmë. Unë besoj se ka tashmë përpjekje jo të vogla, të cilat kanë filluar të japin rezultatin e nevojshëm. Sigurisht, për nevoja që lidhen detyrimisht jo vetëm me informacionin, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) vendosi të kalojë nga ‘Librezat Shëndetësore’ në ‘Kartën e Shëndetit’. Sot që ne flasim, janë më shumë se 1 milion karta aktive shëndeti, të lëshuara nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, që do të thotë, se minimalisht pas këtyre 1 milion kartave aktive ka individë me të dhënat e tyre socio-demografike, shumë të nevojshme për të bërë analizat e nevojshme dhe për të marrë drejtimet e duhura. Pra, mundësia e paanë që ofron sot bota e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit po na çon shumë shpejt, pa shumë investime, nga një situatë ‘no data’ në ‘big data’. Kështu, duhet që tani të mendojmë në mënyrë të mençur që të jemi gati që të shfrytëzojmë siç duhet këto ‘big data’, në mënyrë që të mos vijë dita që shumë shpejt të mbytemi në këtë det të paanë tashmë të dhënash.” Përfaqësuesja e UNICEF-it, znj. Antonella Scolamiero tha se “Të dhënat duhet të jenë të besueshme dhe të aksesueshme”. Në çdo hap, dhe unë kam një sugjerim nga eksperienca ime e gjatë profesionale me informacionin, që nëse ia dalim t’i vendosim vetes si qëllim, që çdo ngjarje që lidhet me shëndetin e njerëzve tanë të regjistrohet një herë atëherë kur ndodh dhe aty ku ndodh, do të kemi koherencë, saktësi dhe do të evitojmë shpenzime që shpesh herë i bëjmë të përsëritura. Po punojmë edhe për aspekte të tjera që lidhen me sistemin e informacionit, sepse sistemi i informacionit është një nga 5 kolonat kryesore të zbatimit të Programit të Qeverisë në Shëndetësi, që ka në krye të tij Mbulimin Universal apo Shëndetin për të Gjithë, siç është sot edhe angazhimi i axhendës së OBSH-së, por edhe emri simpatik i një projekti që zbatohet në Shqipëri, me një financim bujar të qeverisë zvicerane. Prandaj, unë dua të shfrytëzoj këtë moment, të falënderoj qoftë përfaqësuesit e qeverisë së Zvicrës, qoftë UNICEF-it, OBSH-së, UNFPA-s, për ndihmën që vazhdojnë t’i japin sistemit shëndetësor edhe në aspektet e sistemit të informacionit. Megjithatë, po në mënyrë simpatike, unë besoj se sot ambasadori zviceran, z. Christoph Graf, na dha edhe një paralajmërim, na tha që si një “middle income country” duhet t’iu dilni më shumë për zot nevojave të sistemit shëndetësor, por besoj se na dha edhe një porosi shumë të bukur, kemi nevojë për sisteme shëndetësore të shëndetshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles