Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mos i humbisni: Disa studime pikante mbi shëndetin

$
0
0

birreGratë dhe birrat, pirja e saj mbron nga infarkti

Birra e pirë në mënyrë të moderuar, mesa duket mbron gratë nga rreziku i infarktit. Gratë dhe vajzat që pinë një apo dy herë në javë birrë kanë 30% rrezik më pak për të kaluar një infarkt në krahasim me konsumuese të rregullt dhe ato që nuk pinë fare. Studimi është kryer në Suedi dhe bëhet fjalë për një studim prej 50 vitesh, i cili ka nisur në vitin 1968 dhe ka përfshirë 1500 gra të moshës së mesme. Pjesëmarrëset iu janë nënshtruar një ankete, përmes së cilës do tregonin frekuencën e konsumit të birrës, verës, likereve të ndryshme dhe shqetësimet. Nga studimi rezultoi se 185 gra kanë pësuar një infarkt, 162 iktus, 160 kanë zhvilluar diabet dhe 345 kancer. Studimi tregoi një lidhje të rëndësishme statistikore mes konsumit të lartë të alkoolit (më shpesh se një ose dy herë në muaj ) dhe një rreziku nga vdekja gati 50 për qind më të lartë nga kanceri, në krahasim me ato që pinin më pak, por theksoi në të njëjtën kohë se gratë që raportuan se kishin pirë birrë me një frekuencë që shkon nga një apo dy herë në javë, për një ose dy herë në muaj kishin deri në 30 për qind më pak rrezik për të zhvilluar infarkt sesa ata që pinin birra të ndryshme apo asnjë lloj pijeje.

Substanca e fshehur në këna, shkakton alergji

Edhe tatuazhet me këna, ato që nuk janë të përhershme, mund të shkaktojnë alergji. Rasti merr shkas pas një studimi të prezantuar nga Universiteti Shefild, ku një fëmijë pasi kishte bërë një tatuazh të përkohshëm me këna, kishte shfaqur alergji. Katër ditë pasi kryerjes së tatuazhit, pati skuqje të zonës ku kishte bërë tatuazhin, kruarje dhe infeksion të lëkurës dhe vetëm pasi iu nënshtrua antibiotikëve, nuk pati më probleme. “Kënaja që përdoret për tatuazhet është një kombinim i një pigmenti natyral dhe një substance kimike të quajtur parafenilemediamina, kjo e fundit përdoret për të bërë bojën më të errët dhe që të thahet shpejt, një përbërës, që shkakton reaksione alergjike. Ndonëse prej kohësh përdoret kënaja, duhet bërë dallimi mes asaj të rrezikshme dhe të parrezikshmes. Studiuesit shpjegojnë se kënaja e “mirë” ka një aromë bime dhe lë një shenjë kafe të thellë. Ndërsa e rrezikshme është mjaft e zezë, thahet shpejt dhe mund të shkaktojë djegie të lëkurës.

Udhëzimi i ri, 5 këshilla gjatë kimioterapisë

Përballimi i sëmundjeve të rënda kalon në një proces shumë të vështirë. Mirëpo edhe ushqyerja ka rol vendimtar. Për këtë onkologët në Itali kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi për ushqyerjen e shëndetshme gjatë kimioterapisë, veçanërisht te të sëmurët me kancer në pankreas. Ushqyerja në mënyrë adekuate parandalon humbjen në peshë, zvogëlon toksicitetin e shkaktuar nga kimioterapia ose rrezatimi, forcon mbrojtjet e trupit, parandalon komplikimet postoperative dhe madje neutralizon fillimin e depresionit, një çrregullim që ndikon te të sëmurët deri në 70%. “Me këtë fushatë, ne duam të ndihmojmë të sëmurët të përballojnë të vjellat, diarretë, refuzimin e ushqimit dhe efekte të tjera anësore të shkaktuara nga trajtimet”, -shprehen mjekët. Ndaj dhe këshillojnë që të ndiqen disa këshilla gjatë periudhës së kimioterapisë. Një ushqyerje e mirë, është rregulli bazë që duhet të kenë parasysh personat me sëmundje të rënda. Veçanërisht për të sëmurët me kancer në pankreas, japin një udhëzim me pesë këshilla. Kështu së pari, vaktet të hahen prapë me familjarët përreth tavolinës. Gjithmonë përpiquni të konsumoni pesë vakte në ditë, tre kryesorët dhe vaktet e ndërmjetme. Para se të uleni të hani, bëni një shëtitje pasi stimulon oreksin. Pasi të uleni hani avash, përtypeni mirë dhe pushoni pak para se të ngriheni nga tavolina. Pini lëngje të shtrydhura sa më shumë që të jetë e mundur, edhe gjatë vakteve. Nëse nuk arrini të ushqeheni gjatë dhe kjo zgjat për dita ditë, konsultohuni me një mjek.

Vizita te mjeku okulist, evidenton Alzheimerin

Një studim i fundit i kryer në Islandë, jep shpresë për evidentimin e hershëm të sëmundjes së Alzheimerit përmes një vizite okulistike. Sipas studiuesve, nëse gjatë vizitës mjekësore për sytë, mjeku evidenton “trupa anormalë” në retinë, rritet mundësia e pranisë së proteinave amiloide. Ky mund të jetë një sinjal i hershëm i pranisë së sëmundjes së Alzheimerit në tru. Praktikisht flitet për një zbulim të pranisë së sëmundjes 10-15 vjet para shfaqjes së demencës dhe shenjave të para që shfaq sëmundja. Ekzaminimi konsiston në kryerjen e dy vizitave mjekësore nga okulisti, njëra është vizitë rutinë, tjetra kryhet me laser. Ekspertët kanë parë se prania e këtyre “trupave anormalë” në retinë është aq e lartë sa prania e proteinave amiloide në trurin e këtyre pacientëve, gjë që konsiderohet si një sinjal për Alzhaimer. Aktualisht ekziston një teknikë për diagnostikimin paraklinik të Alzheimerit, e vetmja mundësi është përmes një testi imazherik të trurit. Ky është një ekzaminim i shtrenjtë, kufizon mundësinë e përdorimit të tij vetëm te personat me risk të lartë sëmundshmërie. Prandaj është e qartë se mundësia e përdorimit të një vizite okulistike edhe për ta shqyrtuar më pas në vendosjen e diagnozës për Alzheimerin është më e lirë dhe ka shpresa për diagnostikim më të hershëm të sëmundjes.

Rozmarinë, për kujtesë të fortë

Mesa duket, paska pasur të drejtë shkrimtari i madh William Shekspir, kur në veprën e tij “Hamleti” Ofelia thoshte se: “Ja një rozmarinë, kjo është për kujtesën.” Aroma e kësaj bime ndihmon të moshuarit veçanërisht për të mbajtur mend gjërat, sikurse është edhe marrja e ilaçeve në orarin e caktuar. Kjo bëhet e ditur pas një studimi të kryer nga Universiteti Northumbria në Britaninë e Madhe, prezantuar në konferencën vjetore në Notingham. Në studim u bënë pjesë 150 persona mbi 65 vjeç, të cilët u ndanë në dy grupe, ku grupi i parë në dhomë kishte prani të aromës së rozmarinës dhe livandës, ndërsa grupi tjetër u fut në një dhomë pa asnjë lloj arome. Pjesëmarrësit iu nënshtruan më pas disa testeve për të bërë të mundur matjen e tezës për të vlerësuar të ashtuquajturën memorie të ardhshme, përfshi gjërat që duhen bërë. P.sh. atyre iu kërkua të dërgojnë një mesazh në një kohë të caktuar ose të ndryshojnë procedurat kur ndodh një gjë të veçantë. Personave që iu nënshtruan eksperimentit iu kryen testet e humorit, para dhe pas hyrjes në dhoma. Rezultatet treguan se rozmarina përmirëson ndjeshëm kujtesën e ardhshme dhe kthjelltësinë. Ndërsa livando rrit qetësinë dhe kënaqësinë.

 

Truri, 10 vjet më i ri, nëse jeni aktivë

Një tru më i ri, deri në 10 vjet, për të moshuarit që kryejnë aktivitet fizik, në krahasim me ata që nuk lëvizin fare. Ky është “çmimi” –sipas një studimi amerikan, -që marrin të moshuarit mbi 65 vjeç, që kryejnë aktivitet fizik të rregullt. Studimi i kryer nga Akademia e Neurologëve Amerikanë “Neurology”, ka përfshirë 900 të moshuar rreth të 70-ve, për më shumë se 10 vjet. Te të moshuarit që iu nënshtruan studimit, u kryen ekzaminime psikologjike dhe rezonancë magnetike 7 vjet para studimit dhe për 5 vite rresht pas studimit. 90% e subjekteve ishin duke ndjekur disa lloje ushtrimesh të lehta, si: ecje, yoga dhe kështu me radhë. Dhe 10 % ishin të  përkushtuar më shumë me regjim intensiv si vrap atletik. 12 vjet më pas, të moshuarit që iu nënshtroheshin aktivitetit fizik në mënyrë të rregullt, të moderuar apo intensiv, kishin humbje të aftësisë njohëse të barabartë me 10 vjet më vonë, në krahasim me ata që nuk lëviznin fare. Këto të dhëna rezultuan pas një analize të ekzamimimeve pas 7 dhe 5 vitesh: Ata që bënin stërvitje të lehta, edhe pas shtatë viteve të para nuk dhanë shenja të dëmtimit të aftësisë njohëse apo kujtesës dhe kjo veçanërisht për të moshuarit që ishin aktivë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles