“Check up-i ose Kontrolli Mjekësor Bazë falas, si gur themeli i reformimit dhe transformimit të shëndetësisë, është tanimë një histori e mirëfilltë suksesi” – shkruante Edi Rama sot ne FB.

Por një qytetar ka denoncuar në faqen në facebook të Olti Currit se ushqimi në QSUT është me krimba. Ai thotë se është i shkruar në spital dhe ka demonstr5uar me foto ushqimin e tij.

Drejtoria e QSUT duhet të sqarojë këtë situatë dhe të flasë për cilësinë e ushqimeve që u serviren të sëmurëve.

Ky shërbim në QSUT është dhënë me kontratë, pra sigurohet nga privati.