Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Tom Hanks me diabet: “Jam plotësisht idiot. I gjithë faji i dietës time aspak të shëndetshme”

$
0
0

 

29/04/2015 Venezia, riprese sul set cinematografico del film Inferno, nella foto  Tom Hanks

“Jam treguar totalisht idiot” ka thënë Tom hanks për mikrofonët e Radio Times duke pranuar fajet e tij. “Nëse jam me diabet për këtë jam unë përgjegjësi i vetëm. Është faji i mënyrës aspak të shëndetshme se si jam ushqyer”.

Aktorit i ishte diagnostikuar sëmundja që më 2013 dhe ai vetë ishte rrëfyer në TV se vuante diabetin e llojit të dytë.

Në fakt ka dy lloje diabetesh: lloji 1 dhe lloji 2.

Lloji 2 është më i zakonshëm, sidomos mes të moshuarve dhe lidhet me obezitetin.

Mund të shkaktojë insuficiencë në veshka, thatësi dhe madje edhe prerjen e arerieve të poshtme. Për më tepër ai rrit rrezikun e sëmundjeve në zemër.

“Mund të ketë qenë edhe faji i filmave, por mbitëgjitha faret nga dieta ime aspak e shëndetshme. Jam pjesë e brezit të amerikanëve dembelë që kanë vite që shkojnë nëpër festa, hanë në mënyrë të çrregullt dhe që tani janë të sëmurë. Mendoja se mund të mjaftonte të hiqja cheeseburger-at nga dieta, por duhet diçka më tepër…”.

Megjithatë aktori ka ende shpresa se mund të shërohet dhe mjeku i ka thënë se mund t’ia dalë mbanë nëse arrin peshën ideale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522