Ky është ndryshimi drastik i 25-vjeçares Simone Anderson, pasi vendosi të ndryshonte stilin e saj të jetës.
25-vjeçarja e cila peshonte 169 kg, në më pak se një vit arriti të humbasë 92 kg të peshës së saj trupore.
Këtë ndryshim të trupit të saj, ajo thotë se e ka arritur falë ndryshimit që kishte vendosur të bënte sa i përket stilit të jetës, duke i kushtuar shumë rëndësi dietës dhe stërvitjes.
Anderson ka postuar në Instagram edhe fotot të cilat tregojnë ndryshimin gradual që ka pësuar trupi i saj, pasi i’u nënshtrua edhe një operacioni për të eliminuar lëkurën e varur, si pasojë e humbjes së peshës.
Tashmë ajo ndihet e shëndetshme dhe mjaft e lumtur me pamjen e saj të re./tvklan.al