
“Niveli i insekticideve pesticideve i stimulantëve është shumë herë më poshtë se niveli maksimal i lejuar, 10 deri në 20 herë, por kemi cuar mostra në shtetin italian, rezultatet vijnë cështje ditësh”, thotë Panariti.
Çështje ditësh është edhe ngritja e një laboratori në zemër të bujqësisë shqiptare, në Lushnje, kërkesë kjo që fermerët e bëjnë prej shumë vitesh, shkruan TCH.
“Kemi gjetur vendin në një nyje nevralgjike që është unaza e Lushnjes ISUV-i, ka një set pajisjesh që do na i vërë në dispozicion, por më i rëndësishëm është faktori njeri, do përpiqem të përfshij të rinj që kanë studiuar për kimi”, shton ai.
Ministri thotë se ky laborator i posaçëm do t’i shërbejë monitorimit të inputeve bujqësore, farërave, por edhe këshillimit të fermerëve për procedurat e plehrimit apo masave mbrojtëse që mbetjet toksike të mos përcohen tek produkti.