Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mjeku: Deviacioni i septumit nazal, çfarë shkakton

$
0
0

13319811_929424307179801_7320036510489910394_nNë shumë raste forma e kavitetit nazal është shkak për krijimin e sinusitit kronik. Septumi nazal është muri ndarës i zgavrës së hundës në dy gjysma të barabarta dhe është i përbërë nga një skelet qëndror mbështetës i mbuluar nga të dy anët me një membranë të trashë.

Pjesa e parë e kësaj ndarjeje natyrale është një shtrukturë e fortë por pjesa më e madhe e tij është e përbërë nga kartilagot (kërcet) dhe e mbuluar nga lëkura e cila është e pasur me shumë enë gjaku.

Septumi ideal është në qendër të hundës, duke ndarë të dy anët e hundës në rrugë ajrore më përmasa të barabarta.

Sipas studimeve, 80% e septumeve nazale janë të devijuar nga qendra. “Septum i devijuar” quhet rasti kur septumi është i zhvendosur larg vijës së mesme ndarëse. Shkaku më i shpeshtë është trauma e hundës.

Simptoma kryesore është vështirësia në frymëmarrjen me hundë. Simptomat zakonisht janë më të rënda në njërën anë dhe në shumë raste ky deviacion mund të ndikojë në drenimin e sinuseve duke e bllokuar atë, gjë që çon në infeksione të vazhdueshme të sinuseve.

Një deviacion i septumit nazal mund të shkaktojë:

– Bllokim të rrugëve ajrore të hundës;

– Kongjestion nazal, zakonisht në një anë të hundës;

– Gjakderdhje të shpeshta nga hunda;

– Infeksione të shpeshta të sinuseve (sinusit kronik);

– Dhimbje faciale (të fytyrës);

– Dhimbje koke;

– Sekrecione postnazale në grykë.

Në shumë raste, një person me deviacion të septumit nazal shfaq simptoma të rënda në rastet e një gjendjeje gripale (infeksion i traktit të sipërm respirator). Tek këto individë, infeksioni respirator shkakton inflamacion nazal. Ky i fundit rëndon vështirësinë e frymëmarrjes me hundë të shkaktuar nga deviacioni septal.

DIAGNOSTIKIMI I DEVIACIONIT TË SEPTUMIT NAZAL

Pacientët me sinusit kronik shpesh vuajnë nga kongjestioni (bllokimi) nazal, dhe në shumë raste kanë deviacion të septumit nazal. Gjithsesi, ekzistojnë disa arsye të tjera në lidhje me bllokimin e rrugëve ajrore nazale ku përmendim:

  1. Hipertrofia e konkave (mukozave) të hundës;
  2. Edemë (enjtje) nga infeksione të ndryshme;
  3. Alergjia

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522