Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja fotot: Transformimi i pabesueshëm i gruas me tumor gjigand në fytyrë

$
0
0

tumori1Një grua, fytyra e së cilës ishte deformuar plotësisht për shkak të një tumori gjigand, është transformuar falë kirurgëve.

Samira Benhar mbeti e izoluar dhe e vetme për shkak të tumorit.

Nëna e dy fëmijëve u braktis nga bashkëshorti për shkak të problemit shëndetësore.

Por tashmë ajo është transformuar falë mjekut të njohur spanjoll, Pedro Cavadas.

Kirurgu me famë botërore e ka operuar duke ia ndryshuar pamjen.

Pasi e trajtoi për 13 muaj në një spital në Spanjë, erdhi edhe operacioni.

Samira nga Maroku, u pikas për herë të parë nga një farmaciste.

“Isha dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe fizikisht. Një grua erdhi e më foli. Më tha nëse mund t’i jepja një foto. Më vonë më tha se nuk më premtonte asgjë, por shtoi se do më ndihmonte me aq sa të mundej”.

Falë farmacistes, rasti në fjalë ra në vesh të mjekut të famshëm spanjoll, që vendosi ta kurojë.

Shpenzimet e trajtimit janë mbuluar nga Fondacioni Adra dhe Qendra Kulturore Islamike.

Samira foli në një konferencë për shtyp bashkë me mjekun Cavadas.

“Sot jam shumë e lumtur. Nuk do e harroj kurrë atë që keni bërë për mua,” tha ajo.

Tashmë Samira do kthehet tek shtëpia e saj për të parë djemtë 9 dhe 12 vjeç për herë të parë pas një viti.

Fondacioni Adra do e ndihmojë të gjejë një punë dhe shtëpi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles