Rebecca Hendry, 25- vjeçarja nga Harwich i Anglisë, peshonte 100 kilogramë, duke marrë rreth 6 mijë kalori në ditë.
Por, pas vetëm 6 muajsh ajo ka hequr më shumë se 26 kilogramë duke mbajtur dietë të fortë dhe duke bërë ushtrimev intensive.
Por, përse Rebeka mori vendimin për tu dobësuar me çdo kusht?
Përpara humbjes së peshës, Rebeka nuk ngurronte të dilte nga shtëpia e saj, sepse ndihej e shëndoshë dhe e shëmtuar.
Ajo ka thënë: “Para 6 muajsh që isha shumë e shëndoshë, shkoja në shkollën e vajzave të mia dhe aty përjetoja një makth të vërtetë. Fëmijët që ndodheshin përreth qeshnin dhe u tregonin mizorë me mua dhe vajzat e mia, duke u thënë se përse nëna e tyre ishte aq e shëndoshë”.