Alzhaimer, shpresë për një ilaç për sëmundjen
Stopon rënien e aftësisë njohëse, dobësimin e kujtesës dhe redukton përparimin e Alzheimer-it, por nuk ka pasur të njëjtin efekt në të gjithë pacientët e trajtuar. Në këtë rezultat kanë arritur studiuesit pas një studimi të zhvilluar mbi ilaçin Lmtx. Ilaç ky i cili ka ushqyer shpresat për trajtimin e sëmundjes së alzhaimerit dhe që pritet të ndryshojë jetët e miliona personave të sëmurë dhe familjeve të tyre. Rezultatet e studimit janë bërë publikë në Toronto, gjatë konferencës Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzhaimerit. Me gjithë entuziazmin e krijuar fillimisht, mjekët shprehen se ka më pak rezultat nga pritshmëritë që ishin krijuar në fillim. Në studim u përfshinë 891 persona me shenja të lehta apo të rënda të alzhaimerit. Disa prej tyre kanë marrë vetëm këtë ilaç, të tjerë kanë kombinuar ilaçin në fjalë duke iu nënshtruar edhe trajtimeve të tjera, teksa tek disa të tjerë iu nënshtruan efektit placebo. Pas 15 muajsh studim mbi këta pacientë, testet për të vlerësuar aftësitë njohëse evidentuan se tek ata persona që merrnin vetëm këtë ilaç, (rreth 15% e personave pjesëmarrës në studim), qoftë aftësitë njohëse, qoftë aftësia për të kryer aktivitet të përditshëm kishte një rritje domethënëse, edhe pse më të ngadaltë në krahasim me ata persona që iu nënshtruan efektit placebo. Rezonanca magnetike gjithashtu zbuloi se atrofia cerebrale te pacientët e trajtuar me LMTX u reduktua në 33%, nga 38% në krahasim me pacientët e trajtuar me placebo. “Ka pasur efekte të rëndësishme klinike në pacientët që marrin këtë ilaç si monoterapi dhe nuk ka efekt në pacientët që e marrin si një zëvendësues të ilaçeve të tjera “, shpjegoi Claude Wischik studiues dhe prodhues i ilaçit në fjalë. Gjithsesi vlerësohet si suksesi i parë në këtë fushë. Ilaçi aktualisht rekomandohet dhe përshkruhet pacientëve me Alzheimer, në fakt i ndihmon pjesërisht për të kontrolluar simptomat, teksa nënvizohet nuk parandalon dot përkeqësimin e mëtejshëm të sëmundjes.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër, “armë” kundër tumoreve
Llojet e shumta të vajit të ullinjve nuk duhet të na çorientojnë, pasi një vaj ulliri sa më shumë të jetë i pasur me polifenole, aq më i mirë është për shëndetin tonë. Pasi polifenolet të pranishme në ta kanë funksion anti-inflamator dhe anti-tumoral. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish në Universitetin e Mjekësisë në Bari, Itali. “Rezultatet janë të mahnitshme-pohojnë studiuesit-pasi çdo lloj vaj ulliri është i veçantë në llojin e tij, pasi kryen një funksion tepër të saktë në organizmin tonë. Me fjalë të tjera çfarë do lloj tipi vaji ulliri konsiderohet një ushqim i ndryshëm.” Studimi kishte për qëllim identifikimin e gjeneve dhe micro ARN-së të depozituar në funksionimin e qelizave inflamatore ( monocitet), shprehja e të cilave mund të ndryshojnë në varësi të konsumimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër apo më pak të pasur me polifenole të pranishëm në vaj. Rezultatet e studimit nënvizojnë se vaji i ullirit ekstra i virgjër i pasur me polifenole i duhet organizmit, jo vetëm në pikëpamjen e forcimit të metabolizmit por edhe sepse është një “armë” plus në parandalimin e inflamacionit, arterosklerozës dhe kancerit.
Spraj hundësh për të luftuar gripin
Një spraj hundësh mund të jetë shpëtimi për të parandaluar dhe kuruar gripin, një prej infeksioneve virale më të shpeshta dhe që ka kosto tejet të lartë për sistemin shëndetësor mbarë botëror. Kjo ka ardhur falë një start-up, të Panoxyvir , një ndër 15 start-up-et më të mira italiane në fushën e bioteknologjisë. Projektuar nga një profesor i Virologjisë molekulare David Lembo, nga një mjek i përgjithshëm Giuseppe Poli dhe dy studiuesve Valeria Cagno dhe Andrea Civra, janë duke punuar këtë ide në spitalin Universitar të “San Luigi Gonzaga Orbassano” në Torino, Itali, ndërkohë që kësaj ideje inovative i është dhënë patenta tashmë. Aktualisht nuk ka ilaçe antivirale në treg që mund të kurojnë ose parandalojnë ftohjet, por vetëm mjete që do të lehtësojë disa simptoma. Ilaçet e deritanishme mund të parandalojnë acarimin e sëmundjeve kronike në bronke dhe mushkëri të shkaktuara nga rinovirusi, agjenti kryesor shkaktar i ftohjes.
10 orë ulur, “vrasin” zemrën
Lajme të këqija për ata që bëjnë 8 deri në 10 orë në ditë punë zyre, dukë mos arritur të lëvizin pothuajse fare. Revista mjekësore “Jama Cardiology” vlerëson pas studimit se këta persona në rast qëndrimi përgjatë këtyre orëve pa lëvizur, përbën shkak kryesor për probleme të zemrës. Studiuesit e Universitetit të Teksasit kanë rianalizuar rezultatet e nëntë studimeve zhvilluar mbi këtë çështje, me mbi 700 mijë persona pjesëmarrës në këto studime. Më shumë se gjysma e rasteve janë ndjekur për 11 vite nga mjekët, ndër të to janë evidentuar mbi 25 mijë raste me probleme kardiovaskulare. Në krahasim me ata që rrinë më pak se tri orë , mesatarisht, ulur gjatë ditës, me ata që tejkalojnë dhjetë orë kanë rrezik 8 % më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, ndërsa për ata që shkojnë mbi dymbëdhjetë orë ulur, probabiliteti është më i lartë deri në 14%. Shtimi i riskut, shpjegojnë autorët, vjen edhe si shkak i mungesës së faktorëve të tjerë të tilla si obeziteti, por qëndrimi nën dhjetë orë, duket se nuk ka të njëjtin efekt në krahasim me ata që rrinë kaq gjatë. “Gjetjet tona sugjerojnë – shpjegojnë autorët – se koha e kaluar ulur është e lidhur me shtimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, pavarësisht faktorëve të tjerë të rrezikut si indeksi i masës trupore apo aktiviteti fizik, por edhe këto ndikojnë vetëm nëse janë në nivele shumë të larta.”
Vaksina redukton iktus dhe problemet me zemrën
Tek njerëzit diabetikë vaksinimi kundër gripit redukton shtrimet në spital për shkak të iktuseve dhe problemeve kardiake, duke reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë për këto shkaqe. Këto janë rezultatet më të fundit të publikuara në revistën mjekësore CMAJ (Canadian Medical Association Journal). Studiuesit e “Imperial College” në Londër, përgjatë viteve 2003 deri në vitin 2010 kanë analizuar të dhënat e 124.503 të rriturve britanikë me diabet të tipit 2, ndër të cilët 65 për qind ndër ta ishte vaksinuar kundër gripit. Në krahasim me personat që nuk ishin vaksinuar kundër grupit, tek ata që ishin vaksinuar, kishte rënie të shtrimeve spitalore nga goditjet në tru, ndërsa 22 për qind e shtrimeve për probleme të ndryshme kardiake, dhe 15 për qind të shtrimeve për shkak të problemeve me mushkëritë apo gripin. Përveç kësaj, personat e vaksinuar kishin një normë të përgjithshme të vdekshmërisë prej 24 për qind më pak se pacientët të cilët nuk kishin kryer vaksinimin. “Ndaj dhe vlerësohet se shumica e vdekjeve të ndodhura për shkak të gripit – shpjegon Eszter Vamos , autori kryesor i studimit – ndodhë te njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, të tilla si diabeti tip 2. Ndaj dhe ky studim sugjeron se vaksinimi kundër gripit mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin.”
Një sondë, “djeg” kancerin e prostatës
Një sondë e robotizuar, me precizion të lartë, përmes ultratingujve është në gjendje të rrisë temperaturën e qelizave malinje deri në “djegien” e tyre, deri tek shpërthimet tumorale. Pajisja inovative, gjenerata e fundit e tyre, përdoret gjerësisht nga institutet spitalore dhe kujdesit shkencor dhe veçanërisht në Itali, janë kryer ndërhyrjet e para në Itali kundër kancerit të prostatës, përmes terapive të lokalizuara. Aparatura “Focal One” është prezantuar në Institutin Spitalor nga studiuesit Giampaolo Giampaoli. Studiuesi shpjegon se përmes një panorame të situatës, teknologjia bën të mundur që përmes ultratingujve me intensitet të lartë, të angazhuar në trajtimin e disa llojeve të ndryshme të kancereve, ka një sistem të sofistikuar ndjekjeje që lejon mbrojtjen e indeve të shëndetshme.