Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Infertiliteti: Çifteve, mosha u kushtëzon lindjen e një fëmije

$
0
0

Dr. Marsel HaxhiaFlet për gazetën “Mapo” doktor Marsel Haxhia, Embriolog Klinik Certifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human – Spitali Hygeia

Infertiliteti apo pamundësia që gratë të mbesin shtatzënë kushtëzon jetën e shumë çifteve për t’u bërë prindër. Një sëmundje që po rritet me hapa të frikshëm duke u kthyer në një problem shumë serioz për shumë shtete, teksa vihet re edhe plakje e popullsisë dhe ulje e lindjeve. Sipas mjekëve, infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit që mund të jetë prej faktorit mashkull ose femër. Në një intervistë për “Mapo” doktor Marsel Haxhia, Embriolog Klinik Certifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human në Spitalin Hygeia, teksa shpjegon faktorët që rrezikojnë zhvillimin e infertilitetit, inkurajon çiftet për konceptuar një shtatzëni sa më herët.

Por çfarë është infertiliteti në vetvete?!

Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarësisht shkaqeve) pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura. Infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejtë në këtë fushë të mjekësisë ka bërë që të gjenden gjithmonë e më shumë shkaqe të kësaj sëmundje. Në shoqëri ku u jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra e vonojnë lindjen e fëmijëve deri në të 30-tat ose më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar dhe një risk më të madh për aborte. Në gra më të mëdha se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së mundësisë së vezores për të prodhuar vezë. Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit që mund të jetë prej faktorit mashkull ose femër.

Shkaktarët e infertilitetit?

Riprodhimi kërkon bashkëveprimin dhe integritetin e trakteve riprodhues mashkullor dhe femëror të cilët përfshijnë; së pari prodhimi i vezëve nga vezorja e femrës, së dyti prodhimi i mjaftueshëm spermatozoidve nga mashkulli, së treti transportimi normal i qelizave për në tubin e Fallopit (ku ndodh fertilizimi), dhe së katërti transporti pasues i embrioneve (bashkimi i dy qelizave) në mitër ku ndodh zhvillimi i mëtejshëm. Infertiliteti shkaktohet nga patologji te mashkulli ose te femra ose tek të dy njëkohësisht. Faktorët mashkull dhe femër llogariten secili për rreth 35 % të rasteve. Shpesh, ekziston më shumë se një faktor, me kombinim të faktorëve mashkull e femër që shkaktojnë 20 % të infertilitetit. Në 10 % të rasteve të mbetura shkaku është i panjohur dhe këta kategorizohen si infertilitet i pashpjeguar ose çifte normal infertil (NIC). Faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës që lidhen me një risk të lartë të infertilitetit përfshijnë faktor ambjental dhe profesional; efektet toksike që lidhen me duhanin, marjuanën, ose droga të tjera; ushtrim fizik i tepruar; dietë jo e përshtatshme që jep shtim ose rënie ekstreme të peshës; dhe mosha e madhe.

Doja të ndalesha pak te kjo e fundit, mosha e madhe e çiftit kjo edhe për të inkurajuar çiftet për konceptuar një shtatzëni sa më herët. Shumë pyesin se cila quhet moshe e madhe dhe a jemi në kohë për të pasur fëmijë?

Në bazë të shumë studimeve të kryera në grupe të mëdha popullate është vënë re se pas moshës 35 vjeçare të femrës ka një ulje të fertilitetit për çdo vit që kalon. Gjithashtu, pas kësaj moshe, vihet re  rritje e numrit të aborteve spontane dhe të anomalive të bebeve. Duhet përmendur se edhe meshkujt që megjithëse prodhojnë qeliza riprodhuese gjithë jetën, “cilësia” e tyre ulet me kalimin e viteve duke rritur gjithashtu probabilitetin për anomali të fetusit. Baza shkencore e të gjitha këtyre shifrave qëndron në fiziologjinë e qelizave riprodhuese. Shqipëria, megjithëse nuk ka shifra zyrtare, mendohet se kryen rreth 300-350 IVF për milion banorë. Mendohet se këto janë vetëm 20% e nevojës reale që mund të kenë çiftet për këtë procedurë. Përqindja e suksesit të Fekondimit In-Vitro ndyshon në varësi të problematikës së çifteve, të moshës së pacienteve, të ekipit të mjekëve dhe klinikës që e performon këtë procedurë.  Në klinikën ku unë punoj përqindja e suksesit është midis 50-65 % , që shkon në të njëjtën linjë me klinikat më në zë në Europë. Infertiliteti është sëmundja që po rritet me hapa të frikshme dhe po kthehet në një problem shumë serioz për shumë shtete pasi vihet re plakja e popullsisë dhe ulje të lindjeve. Sigurisht mjekësia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim por detyra kryesore na takon të gjithëve ne duke u munduar të ruajmë fertilitetin!

Të dhëna: 

Përllogariten rreth 6,5 milion bebe të konceptuara me teknikën e Fekondimit In-Vitro (IVF) të lindura në botë që prej lindjes së bebit të pare Louise Brown. Nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të çifteve që  kanë nevojë për këtë proçedure. Nga statistikat e fundit të publikuara nga Shoqata Europiane e Riprodhimit Human dhe Embriologjise (ESHRE) është shënuar një rritje prej 7% nga viti 2012 në 2013.  Nga të dhënat zyrtare raportohet prej të njëjtës shoqatë se janë 474 çifte që i nënshtrohen IVF-së për çdo 1 milion banorë. Gjithsesi këto shifra variojnë nga shteti në shtet. Shqipëria, megjithëse nuk ka shifra zyrtare, mendohet se kryen rreth 300-350 IVF për milion banorë. Publikimi i këtyre shifrave është me rëndësi pasi na lënë të kuptojmë se sa i rëndësishëm është infertiliteti dhe diagnostikimi i hershëm i saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522