Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mos i humbisni: Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

studim 1SHBA, drejt legalizimit të “droga party” 

Kanabisi nuk do të jetë më droga e vetme e lejuar për përdorim farmaceutik. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FDA-ja ka projektuar ketaminën, anestetik, e cila rezulton të jetë edhe një prej drogave më të sekuestruara nëpër diskoteka, si një prej “terapive inovative” kundër depresionit. Pas 50 vitesh, në rast se aprovohet, do të jetë i pari ilaç i rekomandueshëm, edhe pse drogë, kundër formave të rënda të depresionit. Substanca në fjalë, në doza të vogla përdoret edhe si anestetik, për momentin përdoret si qetësues në fushën e veterinarisë, është në procesin e miratimit për trajtimin e depresionit, kur rezultojnë të jenë rezistentë ndaj mjekimeve aktuale si dhe tek personat me rrezik të lartë vetëvrasjes.  Rezultatet e fazës së 3-të të testit duhet të publikohen në vitin 2018  dhe në qoftë se analizat rezultojnë pozitive, kërkesa për autorizim mund të arrijnë në të njëjtin vit. “Vetëm në SHBA ka mbi 41 mijë vetëvrasje çdo vit – tha Husseini Manji, një studiues i Janssen, (kompania që po tenton futjen në treg të kësaj droge) –dhe shumë prej tyre për shkak të depresionit të patrajtuar”. Disa studime kanë vërtetuar efikasitetin e substancës për probleme të ndryshme psikologjike, duke përfshirë çrregullime të stresit post- traumatik. “Ajo që është unike te ketamina – shpjegon për CNN Dan Iosifescu, neuropsikiatër në Shkollën Icahn e Mjekësisë në malin Sinai – përmes kësaj substance rezultatet shihen në disa orë ose disa ditë, ndryshe nga disa medikamente të tjera, ku ndryshimi shihet të ndodhë në javë apo muaj.”

 

Dieta në shtatzëni, rrezik për lindjen

Dieta e ndjekur në shtatzëni jo vetëm që mund të ndikojnë në karakteristikat metabolike të fëmijës së palindur, duke nisur që nga obeziteti te predispozicioni për diabet, por ajo mund të jetë përgjegjës për problemet e tilla si hiperaktivitet dhe çrregullime të sjelljes. Ky është rezultati i arritur nga një studim i zhvilluar nga “King’s College” në Londër dhe publikuar në Journal of Child Psychology and Psychiatry, i cili kritikon rëndë ushqyerjen me bazë të lartë yndyre dhe sheqeri. Studiuesit kanë krahasuar të dhënat e 83 fëmijëve me probleme të hershme të sjelljes me 81, ndër të cilët nuk rezultonin të kishin probleme, si shkak i dietës së ndjekur nga nëna shtatzënë. Studimi evidentoi se dieta ushqimore e ndjekur nga nëna gjatë shtatzanisë ka ndryshuar aktivitetin e një gjeni të quajtur Igf2, i përfshirë në zhvillimin e fetusit dhe disa zonave të trurit, përfshirë edhe sindromin “hyperactivity”. Studimi evidentoi një lidhje mes një diete shumë të pasur me yndyrna dhe sheqerna, aktivitetit të ulët të gjenit dhe duke shkaktuar hiperaktivitet dhe probleme të tjera te fëmija i palindur. “Këto rezultate tregojnë se nxisin dietë të shëndetshme për gratë shtatzëna mund të ulë nivelin e simptomave të hiperaktivitetit dhe sjelljeve me probleme – shpjegon Edëard Barker, një nga autorët -. Kjo është inkurajuese, duke pasur parasysh se faktorët ushqyese mund të korrigjohen.”

 

Pas të 45-ve bëhemi më altruistë

Altruizmi rritet me kalimin e viteve dhe na jep më shumë kënaqësi. Bujaria shprehet akoma më shumë, pas të 45-ve, madje në këtë moshë ndjejmë më shumë kënaqësi nëse edhe të tjerët janë mirë. Ky është përfundimi i një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Oregonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe publikuar në revistën “Journal of Experimental Psychology: General”. Në studim u bënë pjesë 80 burra e gra, rretho moshës 18 dhe 67 vjeç. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të marrin një vendim rreth dhënies së një sasie parash për bamirësi ose jo. Studiuesit kanë përdorur edhe rezonancën magnetike për të vëzhguar zonat e trurit që lidhen me vlerën dhe kuptimin e shpërblimit, dhe rezultatet treguan se te njerëzit mbi moshën 45 vjeç këto zona ishin më aktive kur shihnin se të tjerët ndjehen mirë, madje ndjenin kënaqësi. Jo vetëm kaq, por ata që e tejkalonin këtë grup-moshë , ishin përgjithësisht më të prirur për të dhënë për të tjerët më shumë para, në qoftë se ata kishin mundësi, çka lidhet automatikisht me sjelljet altruiste.

 

9 shenja që shfaqen te ndryshimi i ngjyrës së urinës

Ngjyra e urinës ka gjithmonë një domethënie që lidhjet me shëndetin tonë ndaj është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje ndryshimeve të toneve dhe nuancave të saj. Kështu nëse ngjyra e urinës tuaj është transparente, jeni duke konsumuar shumë ujë, ndoshta do t’ju duhet ta pakësonit sasinë. Nëse urina juaj është e verdhë e zbehtë, jeni i hidratuar. Nëse është e verdhë transparente është normale. E verdhë e errët është normale, por duhet të konsumoni ujë sa më parë. Nuancë mjaltë, trupi juaj nuk po merr sasinë e nevojshme të ujit. Nuancë rozë ose e kuqem duhet që të verifikoni nëse keni ngrënë ushqime që mund të kenë ndikuar në ndryshimin e ngjyrës, ose mund të keni gjurmë gjaku në urinë. Mund të jetë asgjë, por mund të ndikojë gjithashtu probleme me veshkat infeksioni në rrugët urinare, tumor, probleme të prostatës, etj. Nëse urina është ngjyrë portokalli ndoshta nuk po konsumi ujë mjaftueshëm, ose mund të keni dëmtim të rrugëve urinare. Nëse urina juaj është jeshile ose blu, kjo është disi e pazakonte, ekziston ndonjë sëmundje gjenetike, e rrallë që mund të shkaktojë këtë ngjyrë në urinë, gjithashtu mund të jetë bakter që prej traktin urinar. Por, ka më shumë gjasa të jetë pasojë e ndonjë ushqimi apo medikamenti.

 

Psikologë e infermierë, fushatë kundër kancerit

25 infermierë dhe punonjës socialë dhe psikologë në Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u trajnuan nga ekspertë italianë mbi komunikimin socio-mjekësor, këshillimin dhe kujdesin ndaj pacientit në kuadër të projektit “Jo Kancer”, i cili financohet nga IADSA (Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim). QSUT “Nënë Tereza” synon të rrisë cilësinë e shërbimit në kujdesjet infermierore. Projekti JO KANCER, një projekt i financuar nga IADSA (Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim) dhe zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë, synon të rrisë numrin e grave që i nënshtrohen parandalimit të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. Objektivi i parë i këtij projekti është që të informojë dhe edukojë popullsinë femërore shqiptare mes 20 dhe 70 vjeç në kulturën e parandalimit primar dhe sekondar të kancerit, dhe në këtë mënyrë rritjen e numrit të grave që i nënshtrohen kontrolleve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. Objektivi i dytë specifik i projektit është të rrisë cilësinë e kapaciteteve profesionale terapeutike në Qendrën Onkologjike të Spitalit Nënën Tereza, dhe të rrisë cilësinë e kujdesit infermieror në qendrën spitalore onkologjike. Objektivi i tretë shumë i rëndësishëm është trajnimi specifik i stafit të infermierisë mbi komunikimin socio-mjekësor, këshillimin dhe kujdesin për pacientin. Këto trajnime zhvillohen nga trajnues të nivelit të lartë evropian, të cilët ftohen në Shqipëri për t’i kryer.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522