Hysni Dankshi, Mjek alternativ
Kjo bimë është shumë e pasur me silic dhe njihet për aftesitë e saja shëruese të plagëve të lëkurës dhe mukozave,
Përbërësit: Silica, alkaloide, sapoina, flavonoide, minerale, kalium, mangan, fitosterole.
Veprimi:Vazokonstriktor, ndalon gjakrrjedhjen, diuretikë, antiinflamator, shëron infeksionet urinale.
Pjesët që përdoren : Kërcejt e saj janë më të gjatë ,ato shtypen dhe vendosen mbi plagë që ndalon gjakrrjedhjen. Ai vepron dhe në rastet me gjakrrjedhje nga hunda si dhe në rastet me gjakrrjedhje të madhe gjatë periodave, tjetër veprim është ai diuretikë. Rekomandohet në çrregullime të traktit urinar si dhe në probleme me prostatën. Kjo bimë tonifikon mukozën e traktit urinar tek personat që nuk mund të kontrollojnë urinimin, sidomos gjatë natës si dhe ndihmon në problemet më lëkurën.
Përdorimi: Dekokti:përdoret në periodat e rënda,probleme të lëkurës si akne, puçrra, ekzema, në ulçerën e stomakut, inflamacione të traktit urinar si dhe çrregullime të prostatës dhe të mushkrive.
Kompresa: vendosat mbi plagë, ekzema, ulçera të këmbëve etj.
Gargara: hollohet dekokti dhe përdoret për gojën, mishrat e dhëmbëve ose inflamacionet e fytit.
Lëngu: bishti i kalit ose siç quhet ndryshe në gjuhën popullore këputje,përdoret në mënyrë të përkryer për inflamacionet e rugëve urinare. Në rastet me gjakrrjedhje nga hunda, njomet një tampon pambuku me dedoktin dhe vendoset në hundë.
Kapsulë: kjo formë farmaceutike është më e mirë dhe më e mundshme që mund të merret nga bishti i kalit. Përdorimi është i njëjtë si për dekoktin, si për kapsulet.