Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Video/ Tamponi “Marihuanë” mund të jetë zgjidhja e dhimbjeve gjatë ciklit tuaj menstrual

$
0
0

tampon-marijunana-1Ju ndoshta kurrë nuk keni konsideruar kombinimin e marihuanës me menstruacione, por dikush e ka bërë këtë. Ka një mënyrë të re për të trajtuar jo vetëm ciklin tuaj por edhe dhimbjet e bezdisshme që vijnë së bashku me të, gjë e cila bëhet me tamponin e kanabisit.

Një kompani inovative në në industrinë e kanabisit mjekësor mund të kenë gjetur një mënyrë natyrale dhe shumë efektive për trajtimin e dhimbjeve menstruale tek femrat. Jo, ato nuk janë në të vërtetë tampona prej kanabisi por kapsula të vogla të ashtuquajtura Foria Relief.

Kur futet në vaginë ky lloj i kanabis tamponit ofron lehtësim ndaj dhimbjeve të fuqishme.

“Kanabisi ka një histori të gjatë kulturore si një lloj kure natyrale në lehtësimin e simptomave që ndërlidhen me menstruacionet”,- thuhet në faqen e kompanisë në fjalë.

“Qëllimi ynë është që të ndajmë vetitë e fuqishme mjekësore të kësaj bimeje duke shfrytëzuar teknikat moderne të nxjerrjes për standardizim të pastërtisë dhe potencialit, duke siguruar një përvojë shumë të arritshme për të gjitha femrat”.

Ky insertim i vogël është cilësuar si një lehtësues i dhimbjeve gjatë menstruacioneve. Ky supozitor me përzierje të THC dhe CBD, ka për qëllim të rrisë lehtësimin e muskujve duke mos shkaktuar dhimbje.

Kjo është një ide e mrekullueshme për femrat që kanë probleme me PMS, dhe të tilla që vuajnë nga endometrioza. Ky supozitor nëse është i suksesshëm në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, mund të jetë një opsion për zvogëlimin e dhimbjeve gjatë lindjes!

Nëse gjithçka shkon mirë, femrat mënjëherë duhet të ndjejnë lehtësim të dhimbjeve brenda 15-30 minutave pas insertimit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522