Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Studimi alarmues: Grimcat e ndotjes përfundojnë në tru

$
0
0

Grimct e vogla të ndotjes janë zbuluar brenda në tru, thuhet në një studim të ri.

Këto grimca të vogla, të zbuluara brenda mostrave të indeve të trurit, mund të kontribuojnë për sëmundje të tilla si Alzheimer, edhe pse mungojnë akoma provat për këtë.

Sipas BBC, zbulimi i grimcave të oksidit të hekurit në tru është cilësuar si thellësisht shokues nga shkencëtarët.

Deri më tani studimet ishin fokusuar tek ndikimi i ndotjes në zemër dhe mushkëri.

Por tashmë ky zbulim i ri ngre të tjera pikëpyetje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit sjell të paktën 3 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Niveli më i lartë i grimcave në tru u gjet tek një meksikan 32-vjeçar, i vrarë në një aksident rrugor.

Të quajtura nanosfera, këto grimca janë më pak se 200 nanometër në diametër- sa për krahasim, floku i njëriut është i trashë të paktën 50 mijë nanometër.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522