Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Deri tani e keni përdorur prezervativin gabim, ja pse…

$
0
0

auto_seks-49-696x3481476812707Kur ishim të vegjël e kishim të vështirë të flisnim për mënyrën se si një prezervativ duhej përdorur, por kur je i rritur është patjetër e nevojshme të dihet përdorimi i tij. Ekspertët mjekësorë thonë se jo rrallë përdorimi i kondomit bëhet në mënyrë të gabuar. Ja disa nga gjërat që nuk duhet të bëjmë:

1 – Të presim shumë gjatë

Mjekët thonë se ka shumë spermë edhe para derdhjes, prandaj është e nevojshme që menjëherë të merret një kondom për të mos rrezikuar për një shtatzani apo infeksion seksualisht të transmetueshëm.

2 – Harrojmë të kontrollojmë për dëme

Rreth 83% e femrave dhe 75% e meshkujve harrojnë të kontrollojnë kondomët e tyre përpara se t’i përdorin. Përpara se të bëheni gati për marrëdhënie hidhini një sy kondomit nëse është i zbardhur apo i dëmtuar.

3 – Vendosje jo e mirë

Ndërsa të gjithëve mund t’u duket e lehtë, ka shumë mënyra për ta prishur aktin e thjeshtë të vënies së prezervativit. Është e rëndësishme që ta hapim komplet prezervativin në të gjithë penisin. Nëse nuk bëhet kjo, do të ekspozohet lëkura gjë që do të sjellë më shumë rrezik për transmetimin e sëmundjeve.

4 – Vendosja e dy kondomëve

Nëse një kondom arrin të parandalojë shtatzaninë, atëherë përdorimi i  dy prej tyre do të ishte më mirë, apo jo? Definitivisht jo. Vendosja e dy prezervativëve mund të rrisë mundësinë e rrëshqitjes së tyre, sidomos nëse përdorni lloje të lubrifikuar.

5 – E hiqni shumë shpejt

Ashtu si të presësh shumë gjatë për ta vënë prezervativin, edhe heqja e tij shpejt është po ashtu problematike. Sipas një studimi të Universitetit të Indianas, rreth 45% e individëve e heqin prezervativin përpara se marrëdhënia të përfundojë.

6 – Blerja e masës së gabuar

Prezervativët nuk janë standard për të gjithë. Kur vjen puna për siguri është tejet e rëndësishme që të blihet masa e duhur. Nëse kondomi është i vogël, mund të çahet, nëse është shumë i madh mund të rrëshqasë gjatë seksit.

7 – Harrojnë dëmet e seksit oral

Nuk mund të ngelësh shtatzanë nga seksi oral, por prapëseprapë mund të merrni sëmundje seksuale ngjitëse.

8 – Përdorimi i lubrifikimit të gabuar

Lubrifikimi është një shtesë e shkëlqyer gjatë përvojës seksuale. Jo vetëm e bën seksin më të kënaqshëm, por gjithashtu parandalon çarjen e prezervativit. Nëse do përdorni lubrifikantin e gabuar, do të ishte një katastrofë e vërtetë.

9 – T’i ruani në vende të gabuara

Nuk është mirë, t’i ruani kondomët në portofolët tuaj. Edhe fërkimet më të vogla mund të shkaktojnë vrima. Edhe ngrohtësia e xhepit tuaj mund të bëjë që prezervativi të degradohet. Sigurohuni të mbani prezervativë të freskët, e ruajini ato nga drita e diellit apo nxehtësia.

10 – Mospërdorimi i tyre

Ju e dini që është i rëndësishëm përdorimi i prezervativëve, por kjo këshillë ja vlen të përsëritet. “Sa herë ka kontakt lëkurë-lëkurë, duhet të përdorni një prezervativ”,- thotë dr. Streicher.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522