Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mbi-mjekimi: Ja ç’duhet të dini për kurat e panevojshme

$
0
0

mbimjekimiGratë mbi 45 vjeç nuk kanë nevojë për test të gjakut që të diagnostikojnë menopauzën dhe rrezet-X nuk të ndihmojnë nëse keni dhimbje të pjesës së fundme të shpinës.

Këto janë disa prej këshillave të përpiluara nga Akademia Mbretërore e Mjekësisë në Britani.

Këshillat vijnë në kohën kur thuhet se bota po përballet me mbi-mjekimin ose ndryshe trajtimet mjekësore të panevojshme.

Diçka e tillë rrezikon ta çojë botën drejt situatave të vështira.

Një prej tyre është ‘apokalipsi i antibiotikëve’, pasi antibiotikët po e humbasin efektin e tyre.

Për këtë arsye, mjekët më të mirë në Britani kanë hartuar një listë me 40 trajtime mjekësore që kanë shumë pak ose aspak ndikim tek pacientët.

Lista pritet të përditësohet rregullisht.

Njerëzve u kërkohet që të shikojnë listën vazhdimisht.

Disa prej këshillave përfshijnë:

-Uji i çezmës është po kaq i mirë për të pastruar prerjet dhe gërvishtjet sa solucioni i salinës.

-Frakturat e vogla në dorë tek fëmijët nuk kanë nevojë menjëherë për allçi pasi shërohen po kaq shpejt me një paftë të lëvizshme.

-Fëmijët me bronkiolit apo probleme të frymëmarrjes, zakonisht bëhen më mirë pa trajtim.

-Monitorimi elektronik i zemrës së bebes mund të bëhet gjatë dhimbjeve të lindjes vetëm nëna ka një rrezik më të madh se normalja për komplikimi.

-Kimioterapia mund të lehtësojë simptomat e të sëmurëve me kancer vdekjeprurës, por nuk e shëron sëmundjen dhe mund të sjellë dhimbje më të forta në muajt e fundit të jetës.

-Analizat për prostatën, të njohura si Angigjeni Specifik i Prostatës, nuk sjell një jetë më të gjatë dhe mund të sjellë ankth të panevojshëm.

Akademia Mbretërore prej kohësh i këshillon mjekët që të lëshojnë sa më pak antibiotikë me receta.

Po ashtu Akademia këshillon pacientët që të pyesin mjekun e tyre nëse ka nevojë për këtë trajtim; cilat janë rreziqet e mundshme; efektet anësore; nëse ka trajtime të tjera më të thjeshta dhe të sigurta dhe çfarë mund të ndodhë nëse pacienti nuk bën asgjë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles