Ata janë fotografët të cilët i fuqizojnë gratë prej prapa lentave. Puna e tyre kap emocionin e rrallë që vjen me momentet e para të jetës së një foshnje.
Lot, gëzim dhe lehtësim, këto janë emocionet që përçojnë këto fotografi të pabesueshme të kapura nga fotografët të cilët qëndruan në momentin kur gratë sollën në jetë foshnjën e tyre.
Këto fotografi jo vetëm që i fuqizojnë gratë, por edhe hapin një debat të ri në shoqërinë botërore rreth sfidave të lindjes.
Të enjten “Australian Professional Photography Awards”, një garë në Australi që ndan çmime për fotografitë më të mira profesionale, emëroi fotografët më të mirë të vendit.
Dhe në mesin e atyre që u zgjodhën si fotografët më të mirë, ishin edhe fotografitë e tyre të cilat u publikuan për publikun.
Fotografitë shfaqin momentet e para të jetës së një foshnje, të cilat mund t’i shihni më poshtë: