Një nga ekspertët më të mirë në fushën e gjumit në botë, Paul Kelley, thotë se të bësh që njerëzit poshtë moshës 55 vjeç të nisin punën përpara orës 9:00 në mëngjes është një torturë.
Dr. Kelley, akademik në Universitetin e Oksfordit, thotë se puna dhe shkolla duhet të nisin në orën dhjetë.
Madje fëmijët mund të nisin edhe në orën 11:00.
Sipas tij, mungesa e gjumit ndikon tek përqendrimi dhe kujtesa.
“Ne nuk mund të ndryshojmë ritmin tonë 24 orësh. Nuk mund të mësoni që të ngriheni në një orë të caktuar. Trupi juaj përshtatet vetë me dritën e diellit dhe ju nuk jeni i ndërgjegjëshëm për këtë”, tha ai.