Popujt më të shëndetshëm në botë, ja çfarë hanë
Janë të shumta studimet e bëra për ushqimet, shëndetin, qytetet, mirëpo për popujt më të shëndetshëm janë disi më të rrallë. Një studim i tillë është bërë nga revista mjekësore “The Lancet”, e cila ka krahasuar shëndetin e popujve në të gjithë botën, nisur nga të dhënat e “Global Burden of Diseases”, “Injuries and Risk Factors” marrë që nga viti 1990 deri në 2015. Sipas këtyre të dhënave ka rezultuar se popujt më të shëndetshëm në botë gjenden në 5 shtete, Islandë, Singapor, Zvicër, Andorra dhe Mbretërinë e Bashkuar. Popullsia e këtyre vendeve rezulton të jetë më e shëndetshmja në botë dhe sekreti qëndron tek ushqimet. Sipas dietologëve këto vende kanë edhe zakonet më të mira ushqyese, pasi dieta e tyre ushqimore përmban produkte ushqyese me përmbajtje Omega 3 dhe antioksidantë. Sipas studimit Britania e Madhe qëndron në vend të pestë në këtë listë, sepse populli anglez gjithnjë e më shumë largohet nga konsumimi i produkteve ushqimore industriale dhe të përpunuara. Në menynë e ushqimeve që përzgjedh populli anglez janë kryesisht produktet lokale dhe të stinës, kryesisht perimet, të cilat janë të pasura me vitaminë C dhe mbajnë shumë fibra. Indeksi Socio demografik ka zbuluar se konsumi i alkoolit është një problem në rritje, kur bëhet fjalë për shëndetin e përgjithshëm. Nëse keni analizuar një shtet të vogël si Andorra rezulton se ajo është konsumatori i dytë më i madh i verës në botë, pas Vatikanit. Vera e kuqe përmban një antioksidant të quajtur resveratrol, të cilat mund të parandalojnë çrregullime kardiovaskulare të tilla si kolesteroli i lartë. Ushqimet më të mira vijnë nga vendet skandinave, pasi regjimi i tyre ushqimor përmban shumë ushqime të mira që nxisin tretjen. Ajo prodhon produkte të shkëlqyera qumështi të kualitetit të lartë.
Domate, lakër dhe spinaq kundër rrudhave
Mund të konsiderohen si tri perimet magjike, përkatësisht domatja, lakra dhe spinaqi janë shumë të mira pasi falë pranisë së antioksidantëve përmirësojnë shëndetin e lëkurës. Në luftën kundër rrudhave dhe për të mbrojtur veten nga efektet e dëmshme të rrezeve UV në lëkurë me armë konvencionale, të tilla si kremrat mjekësorë ose kozmetikë, mund të shtoni edhe domatet, lakër dhe spinaq. Çelësi qëndron në dy antioksidantë të cilat përmbajnë, likopen dhe luteinë. Kjo është treguar nga një kërkim i Institutit të Kërkimeve “Leibniz Research Institute for Environmental Medicine”, në Gjermani, i publikuar në “British Journal of Dermatology”. Studiuesit kanë ekzaminuar lëkurën e 65 njerëzve, të ndarë në dy grupe: i pari ka marrë suplemente shtesë të quajtur TNC, në krahasim me grupin e dytë të cilët i janë nënshtruar efektit placebo, e dyta është gjithmonë lutein në të njëjtën mënyrë. Në fillim dhe në fund të çdo faze prej 12 javësh të trajtimit lëkura është e ekspozuar ndaj dy llojeve të rrezeve ultravjollcë, UVA1 dhe UVA/ B në procesin e njohur si rrezatim, me biopsi, pra heqjen e një mostre të indeve, bërë 24 orë më vonë. Rezultatet treguan se ata që nuk kishin marrë likopen ose luteinë nuk u janë rritur “shprehitë”, disa gjene që lidhen me vrazhdësinë e lëkurës dhe inflamacionin e saj, dy efektet anësore të zakonshme të shkaktuara nga dëmet e shkaktuara nga dielli. Në të kundërtën, aktivizimi i këtyre gjeneve është ulur ndjeshëm tek ata të cilët kishin marrë një nga dy antioksidantët.
Diabetikët, 7% rrezikojnë humbjen e shikimit
Diabeti është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, verbërimit, (humbjes së shikimit) insuficiencës renale dhe amputieve të gjymtyrëve të poshtme. Më shumë se 1/3 e të gjithë njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti tip 1 dhe tip 2, zhvillojnë disa forma dëmtimi në sy të cilat çojnë në humbje të shikimit. Këto komplikacione mund të parandalohen apo të vonohet shfaqja e tyre duke mbajtur nivelin e glukozës në gjak, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak sa më afër normës. Disa komplikacione mund të kapen në fazat e tyre të hershme nëpërmjet depistimit, duke mundësuar dhënien e trajtimit për parandalimin e rëndimit të mëtejshëm të tyre. Në këtë ditë i vihet theksi nevojës apo rëndësisë së përfshirjes së depistimit për komplikacionet nga diabeti në kujdesin shëndetësor për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti. Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimin, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Një njeri me diabet tip 2 mund të jetojë për disa vite pa dhënë asnjë shenjë apo simptomë të sëmundjes, por gjatë kësaj periudhe niveli i lartë i sheqerit në gjak në mënyrë të heshtur e dëmton trupin e tij. Ndaj është një nevojë urgjente depistimi, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti. Në këtë ditë do të nxirren në pah zgjidhjet e realizueshme dhe sa më kosto-efektive të mundshme, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me diabet tip 2 të padiagnostikuar dhe të atyre të cilët janë në rrezik për ta shfaqur diabetin më vonë.
4 këshilla për kocka të shëndetshme
Pas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral i cili nuk mund të ndalet plotësisht, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re. Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është të fillohet aktiviteti fizik dhe zakone të shëndetshme të ushqyerjes qysh në fëmijëri, dhe të ruhen këto zakone edhe në moshë të rritur. Bërja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individuale, por përgjithësisht shumica e njerëzve ka nevojë për 30-40 minuta 3 deri 4 herë në javë. Marrja e kalciumit në sasi të mjaftueshme – sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi e produktet e tij, peshku i konservuar dhe sardelet, drithërat, perimet jeshile si brokoli dhe lakra jeshile, disa fruta si portokalli, kajsia, fiqtë e thatë, arrat, bajamet, lëngjet e frutave etj. Vitamina D është gjithashtu esenciale për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut, veza, mëlçitë, drithërat etj. Ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. Evitimi i duhanpirjes, pirja e moderuar e alkoolit, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës e peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merren në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike (p.sh. pijet cola) dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to. Vetëdijësimi për faktorët e rrezikut – çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave dhe duhet të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik.