Image may be NSFW.
Clik here to view.
Nuk ka rëndësi sa ushtrime tonifikuese bëni, ju nuk do të keni kurrë bark të sheshtë nëse nuk hani ushqimet e duhura.
Po ashtu, për të arritur këtë duhet të dini ushqimet që duhet të shmangni. Nustrionistja nga Londra, Rhiannon Lambert ka treguar këto 8 ushqime.
Thjerrëzat:
Rhiannon tha se ushqimet e pasura në fibra shkaktojnë gazra te njerëzit dhe kjo çon në fryrje të stomakut.
Bulmetet:
Janë burim i mirë i proteinave dhe kalciumit por përmbajnë sheqerin e laktozës çka shkakton probleme në sistemin e tretjes. Për personat që janë intolerant ndaj laktozës, simptomat përfshijnë: fryrje, gazra, mpirje dhe diarre.
Molla:
Edhe pse është pjesë e dietave të ndryshme për faktin që përmban fibra, vitaminën C dhe antioksidantë, molla shkakton fryrje dhe probleme me tretjen tek disa njerëz.
Gruri:
Tek disa njerëz shkakton fryrje, gazra, diarre dhe dhimbje të stomakut.
Ushqimet “fast food”:
Janë të njohura për përmbajtjen e lartë të yndyrnave dhe sheqernave të cilat dëmtojnë shëndetin.
Kripa:
Kripa ngurtësohet me ujin në trup dhe ndihmon në ruajtjen e balancës së lëngjeve, por konsumimi i tepërt i saj në ushqim bën që trupi të mbajë rezerva të mëdha ujore.
Qepa:
Konsumimi i qepës së pagatuar sjell shqetësime në trup dhe fryrje të stomakut.
Pijet e gazuara:
Janë më të zakonshmet në shkaktimin e fryrjes në stomak.