Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Zgjidhja fantastike e nxënësve ndaj “shqiptarit më të urryer në botë”

$
0
0

Një shqiptar, që u bë i famshëm në mbarë botën pasi shkaktoi shumë zemërim kur rriti ndjeshëm çmimin e një ilaçi, ka marrë përgjigjen që meritonte nga disa nxënës shkolle në Australi.

Martin Shkreli, që u etiketua nga disa media si “njeriu më i urryer në botë”, u bë simbol i lakmisë pasi e rriti çmimin e ilaçit Daraprim nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Por disa nxënës në Sidnej kanë rikrijuar përbërësit kryesorë të ilaçit për vetëm 20 dollarë.

Daraprimi është një ilaç anti-parazit që përdoret tek pacientët me malarie dhe AIDS.

Nxënësit e Shkollës së Gramatikës në Sidnej, të gjithë 17 vjeç e rikrijuan ilaçin në laboratorin e shkollës.

“Nuk ishte shumë e vështirë, por ky është qëllimi, pasi ne jemi nxënës të shkollës së mesme,” tha njëri prej tyre për BBC.

Nxënësit prodhuan 3.7 gram pirimetaminë për 20 dollarë.

Në SHBA, e njëjta sasi shitet për 110 dollarë.

Nxënësit thanë se duket krejt e pajustifikueshme që të ngresh kaq shumë çmimin.

“Është një ilaç që shpëton jetë dhe shumë njerëz nuk e përballojnë dot”.

Martin Shkreli është arrestuar në dhjetorin e shkuar pas dyshimeve për mashtrim.

Ai del në gjyq vitin që vjen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522