Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Lindjet me cezarian po ndikojnë evolucionin njerëzor

$
0
0

cezarianPërdorimi gjithmonë e më i shpeshtë i operacioneve cezarianë për lindjen e fëmijëve po ndikon në evolucionin njerëzor, thonë shkencëtarët.

Sipas BBC, gjithmonë e më shumë femra kanë nevojë për kirurgji që të lindin fëmijët për shkak të ngushtimit të legenit.

Prej kohësh shkencëtarët kanë pyetur se përse legeni i femrave nuk vinte duke u zmadhuar, për shkak se koka e bebeve është më e madhe se e primatëve të tjerë.

Hulumtuesit thonë se rastet kur fëmija nuk futet dot në kanalin e lindjes kanë ardhur në rritje, nga 30 në 1 mijë raste në vitin 1960, në 36 raste në 1 mijë lindje sot.

Historikisht, këto gene nuk kalonin nga nëna tek fëmija, pasi të dy vdisnin gjatë lindjes.

Shkencëtarët thonë se trendi do të vazhdojë për shkak të shtimit të rasteve të lindjeve me operacion.

Sipas tyre, shumë shpejt lindjet natyrale do jenë diçka e të shkuarës.

Shkencëtarët thonë se ata nuk kanë ndërmend të kritikojnë ndërhyrjet mjekësore, por thonë se kjo ka një efekt evolucionar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522