Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kujdes për festa! Ja ushqimet dhe pijet që ju shëndoshin…

$
0
0

1482687471ushqimJemi në periudhën e festave të fundvitit dhe kjo është koha kur secili prej nesh ka prirjen për të shtuar në peshë.

Por, duke ditur se kush janë ushqimet për t’u shmangur, kemi mundësi që Krishtlindja dhe Viti i Ri të mos na fryjnë më shumë seç duhet.

Po flasim për ato ushqime dhe pije që ngadalësojnë metabolizmin dhe që gjenden rëndom në tavolinat tona.

Pijet e gazuara – Pijet e gazuara mund të shkaktojnë diabet dhe rrjedhimisht edhe probleme me zemrën. Nëse ekzagjerohet me konsumin e tyre, sheqeri dhe fruktoza që ato kanë, bën që metabolizmi të ngadalësohet dhe kilogramët të shtohen.

Makaronat – Mielli i përpunuar nuk ka fibra dhe antioksidantë. Pra, ka shumë pak veti ushqyese. Makaronat shpërbëhëhen më kollaj dhe organizmi nuk djeg shumë kalori për tretjen e tyre. Përdorni miell integral nëse doni që të mos shëndosheni.

Gjalpi dhe mishi i derrit – Acidet yndyrore omega-6 ngadalësojnë metabolizmin. Ato gjenden te mishi i derrit dhe te gjalpi kryesisht. Nëse do të konsumoni shumë mish derri për festa, me siguri që do të shtoni në peshë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522