Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve
Ata janë bërë një nevojë e domosdoshme. Mirëpo, shumë pak njerëz dinë për efektet anësore që ka përdorimi i tyre sidomos para gjumit.
Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve dhe përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë.
Këto valë mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.
Po ashtu netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë zakon duhet ta ndryshoni menjëherë!
Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit e shkakton pagjumësinë.
Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumin.