Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

ISHP: Epidemia gripale drejt rënies, 5 raste me komplikacione të rënda

$
0
0

gripi-1

Instituti i Shëndetit Publik njofton se epidemia e gripit ka nisur rënien. Specialistë të ISHP thanë për News24 se nga të dhënat ditore rezulton një numër më i ulët i urgjencave dhe rasteve të referuara nga spitalet dhe qendrat shëndetësore në vend që kanë lidhjen me gripin.

Artan Simaku specialist i Institutit të shëndetit publik sqaron se deri ditën e martë kur dhe mbyllet përllogaritja javore e situatës gripale pritet që numri i të infektuarve nga virusi gripal të ketë rënë nga shifra në fuqi 22 mijë.

Specialisti rekomandon kryerjen e vaksinës antigrip për aq kohë sa nuk është vërtetuar klinikisht prekja nga virusi, apel që vlen edhe për gratë shtatzëna.

Drejt normalitet paraqitet situate në urgjencat spitalore në Tiranë ku numri i tyre ka pësuar rënie nga 30 deri në 50% krahasuar me ditët e para të janarit.

Por edhe pse treguesit e situatës gripale janë në rënie virusi AH3 N2 vijon të shkaktojë viktima në radhët e të sëmurëve kronik.

Por edhe pse treguesit e situatës gripale janë në rënie virusi A H3N2 vijon të shkaktojë viktima në radhët e të sëmurëve kronikë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar viktimën e katërt nga gripi në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima, një 76-vjeçar nga Tirana ishte shtruar prej 1 jave në spital ku kurohej paralelisht për komplikacionin viral dhe disa sëmundje shoqëruese.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles