Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Video/ Vogëlushja në gjendje të rëndë, Noizy dhuron 14 mijë euro për transplantin e saj

$
0
0

Reperi i njohur Rigels Jaku, i njohur me emrin e artit si Noizy vijon të shfaqë anën e tij bujare, siç e ka bërë dhe në raste të tjera.

Ai ka dhuruar 14 mijë e 500 euro, për vogëlushen dy muajshe, Reanta Balliu e cila ka nevojë për një transplant.

Për të bërë ndërhyrjen familjes i duheshin 26 mijë euro dhe pas dhurimeve të ndryshme, shuma e majmë e reperit mundësoi që çifti Balliu dhe e vogla e tyre e diagnostikuar me një anomali në aparatin tretës të mund të udhëtojë drejt Italisë për t’u operuar.

Vetëm pak orë pasi lindi, Reanta iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e në kirurgjinë e spitalit pediatrik në QSUT, por gjendja e saj paraqitej kritike dhe kishte nevojë për transplanto i cili nuk mund të bëhej në vendin tonë.

Në pamundësi ekonomike familja apeloi për ndihmë dhe fatmirësisht shuma që u nevojitej u sigurua, në sajë të solidaritetit të personave të ndryshëm, ku shuma e majmë e dhuruar nga Noizy vulosi gjithçka.

Pas ndihmës Reperi u shpreh se nuk ishte ndjerë kurr kaq i lumtur. Kështu vogëlushja do  të kryej transplantin  në Itali.

“Doja te falenderoja miqt e mi me te mire Qe u bashkuan me mua per te kontribuar per transportin e engjullit te vogel ne Rome (Reanta). Ndihem shum krenar qe njoh njerz si ju. Shqiperi / Maqedoni / Mali zi / Kosove. U bashkuam te gjith bashke per 1 qellim dhe ja dolem, gjeja Qe me mbushi syt me lot esht fakti se me kthyet pergjigje te gjith PO per Pune Sekondash, Edhe 1 her ju falenderoj te gjithve:
Blerim Destani.
Selim Destani:
Granit Xhaka:
Taulant Xhaka:
Samir Mane:
Familja Pacolli:
Faton Shoshi:
Saimir Gervalla:
Ermal Mamaqi:
Altin Sulku:
Victor Vlashi (kompania Helicopter VivaAir):
Ervin Cara (Moscow Club):
Anxhela Faber (Arkiva Shqip):
Kupo Ficic (Holegro):
Naim Martinaj:
Uke Gjugjaj:
Florent Sylmetaj (Passion Club):
Shkurte Gashi”, shkruan Noizy./BW/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522