Alkooli mund të mbrojë zemrën tuaj nga ataku kardiak, por shton rrezikun që të prekeni nga kanceri.
Kështu thuhet në një studim, nga më të mëdhenjtë e këtij lloji.
Më shumë se 115 mijë njerëz u morën në studim.
Sipas studimit, konsumimi i alkoolit redukton rrezikun për atak kardiak me 24 përqind.
Ata që pijnë në mënyrë të moderuar janë më të mbrojtur se ata që konsumojnë shumë alkool.
Por studimi zbuloi se në krahasim me ata që nuk pinë alkool, ky i fundit i shton me 51 përqind shanset që të prekeni nga kanceri.