Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ushqimet që forcojnë kujtesën e fëmijëve

$
0
0

Thuhet se fëmijët e kanë trurin si një sfungjer, pasi thithin çdo informacion që qarkullon rreth tyre. Janë te mprehtë dhe mund të bëjnë disa gjëra njëkohësisht pa u shpërqëndruar, epo mosha bën të vetën.

Në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm dhe kujtesa e tyre të jetë e fortë pavarsisht kalimit të viteve përfshini në regjimin e tyre ushqimet e mëposhtme

Vitamina A Gjendet te kajsitë, bostani, shpargujt, karotat, cikoret, marulja, pjepri, specat e kuq, domatet, spinaqi.

Vitamina C Gjendet tek agrumet, luleshtrydhet, kivi, mjedra, mango, papaja, specat, domatet.

Vitamina E Gjendet te vajrat vegjetalë (vaj luledielli, vaj misri, vaj ulliri) avokado, bajame, arra, etj.

Vitamina B Gjendet te drithërat integrale, farat vajore, bathët, perimet, peshku, veza dhe bulmetrat.

Omega 3 Gjendet në të gjithë llojet e peshqve, veçanërisht tek ata të mëdhenjtë si salmoni, toni, harenga, sardelet dhe skumbria.

Magnezi Gjendet te drithërat integrale, bimët bishtajore, bajamet, kungujt, bananet.

Kolina Gjendet te perimet, e verdha e vezës (e pasur në fosfatidiserinë, e nevojshme për kujtesën) drithërat dhe bimët bishtajore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles