Pa shkuar deri tek produktet e kozmetikës, limoni është miku special për lëkurat mikse.
Ai përmban enzima pastruese dhe është një astringjent i shkëlqyer. Lëngu i limonit dhe tuli i tij ndihmojnë në zvogëlimin e poreve.
Ndërsa vaji esencial nga lëkura e tij ka veti antiseptike, rigjeneruese dhe antibakteriale.
RECETA E SHTËPISË:
Lëngun e shtrydhur të një limoni e përziejmë me një karotë të grirë imët.
Pelten e përgatitur e vendosim me ndihmën e një garze në fytyrë dhe e mbajmë për 20 minuta.
Pastaj e pastrojmë me një pambuk të lagur në lëng limoni. Ngjyra është shkëlqyese dhe poret të zvogëluara dukshëm.