Edlira Beqiri, mjeke ORL në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT flet si hetohen problemet e dëgjimit te fëmijët, kontrollet që duhet të kryejnë nënat gjatë shtatzënisë dhe ndjekja e mëpasshme gjatë gjithë jetës
Kujdes dëgjimin te më të vegjlit. Mjekët këshillojnë prindërit që fëmijëve të porsalindur t’i kryejnë testimin dëgjimor, për të parë nëse ka probleme me dëgjimin, pasi kjo do të ndikojë në zhvillimin gjuhësor dhe intelektual të tyre. Kjo është e vetmja mënyrë, për të parandaluar efektet tepër të rënda që mbart kjo patologji në jetën e fëmijës. Përparimet teknologjike e kanë bërë plotësisht dhe lehtësisht të realizueshëm testimin dëgjimor që në fazat e hershme të jetës, duke mundësuar kështu zbulimin e hershëm të shurdhësisë. Sipas Edlira Beqirit, mjeke ORL në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT thotë se shurdhësia e lindur përbën patologjinë kongjenitale me incidencë më të lartë në të gjithë botën, krahasuar me të gjitha sëmundjet e lindura në popullatë. Incidenca e saj në botë kap shifrat 1-3 fëmijë të lindur shurdhë në 1000 lindje, ndërsa në vendin tonë çdo vit lindin 60- 70 fëmijë me probleme të dëgjimit.
Shkaqet
Por pse është kaq e rëndësishme kryerja e këtyre kontrolleve?! Sepse shkaqet e humbjes sё dëgjimit dhe të shurdhësisë ndahen në dy kategori, të lindura dhe të fituara gjatë jetës. Për sa iu takon shkaqeve të lindura, humbja e dëgjimit te fëmijët mund të vijë si rezultat i faktorëve gjenetikë, ose si pasoj e komplikacioneve me të cilat mund të përballet nëna gjatë ndjekjes së shtatzënisë dhe lindjes. D. SH. M. Edlira Beqiri, mjeke ORL në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT thotë se shurdhësia e lindur përbën patologjinë kongjenitale me incidencë më të lartë në të gjithë botën, krahasuar me të gjitha sëmundjet e lindura në popullatë. Incidenca e saj në botë kap shifrat 1-3 fëmijë të lindur shurdh në 1000 lindje. Kjo incidencë rritet më shumë kur këtyre shifrave iu shtohen pacientët, të cilët paraqesin humbje dëgjimi progresive apo të fituar në vitet në vazhdim. “Testimi i çdo fëmije të porsalindur është tepër i rëndësishëm, për të diagnostikuar herët dëmtimin në dëgjim. Kjo është e vetmja mënyrë, për të parandaluar efektet tepër të rënda që mbart kjo patologji në jetën e fëmijës, të tilla si pamundësia për një zhvillim gjuhësor normal të tij, por edhe komprometimi i aftësive konjunktive dhe performancës intelektuale në përgjithësi. Përparimet teknologjike e kanë bërë plotësisht dhe lehtësisht të realizueshëm testimin dëgjimor që në fazat e hershme të jetës, duke mundësuar kështu zbulimin e hershëm të shurdhësisë”, shprehet dr. Beqiri. Për herë të parë në vendin tonë u vu në zbatim një Projekt i Screening-ut Universal Neonatal Dëgjimor në fillim të vitit 2009. Ai mbuloi për një periudhë 4-vjeçare, të gjitha lindjet në tri qytetet më të mëdha të Shqipërisë në Tiranë, Shkodër dhe Fier me një lindshmëri 17.000 fëmijë/vit. Në përfundim të tij, incidenca e shurdhësisë së lindur kapi shifrën 2.1 fëmijë shurdhë në 1000 lindje. Kjo do të thotë që në një vit lindin 60-70 fëmijë me probleme të dëgjimit në vendin tonë.
Si duhet të trajtohet shurdhësia?
Trajtimi i shurdhësisë konsiston në parandalimin, që përfshin kontrolle në shtatzëni, identifikimi dhe trajtimi i otitis media si dhe mbrojtja nga zhurmat e forta. Një tjetër hap i rëndësishëm është identifikimi i shurdhësisë nëpërmjet screening-ut dëgjimor neonatal, në moshat shkollore dhe mbi 50 vjeç. Si dhe rehabilitimi i cili përfshin protezimi akustik (aparat dëgjimi, Implant koklear), terapi logopedike, po kështu edukim dhe mbështetje të vazhdueshme.
Si mund të korrigjohen defektet e lindura të dëgjimit?
Korrigjimi i defektit të dëgjimit sa më shpejt është jetik, për sa i përket zhvillimit gjuhësor dhe intelektual të këtyre fëmijëve. Metodat e korrigjimit konsistojnë në protezimin akustik nëpërmjet protezave akustike konvencionale (aparatet e dëgjimit) apo implantimit koklear. Implanti koklear është ndërhyrja e vetme, që rikthen dëgjimin e dëmtuar rëndë të këtyre fëmijëve. Në vendin tonë tashmë janë trajtuar me sukses nëpërmjet kësaj metode një numër pacientësh, kryesisht fëmijë. Para pak ditësh, u realizuan me sukses në klinikën ORL në QSUT tri implantime kokleare në fëmijë të lindur me shurdhësi të rëndë.
Përveç defekteve të lindura a ka faktorë të tjerë që dëmtojnë dëgjimin?
Shkaqet e humbjes sё dëgjimit dhe të shurdhësisë ndahen në dy kategori, të lindura dhe të fituara gjatë jetës. Për sa iu takon shkaqeve të lindura, humbja e dëgjimit te fëmijët mund të vijë si rezultat i faktorëve gjenetikë, ose si pasojë e komplikacioneve me të cilat mund të përballet nëna gjatë ndjekjes së shtatzënisë dhe lindjes. Konkretisht, nëna gjatë shtatzënisë duhet të bëjë kujdes ndaj infeksioneve të rubeolës dhe të sifilizit, si dhe të mbajë nën kontroll gjithmonë peshën e fëmijës. Thuhet se në rastet e lindjeve me peshë të vogël, shtohet risku që fëmija të përballet më pas me probleme të dëgjimit, të cilat me kalimin e kohës mund të shkojnë deri në shurdhëri, nëse nuk ndërhyhet me marrjen e kujdesit të specializuar mjekësor. Gjithashtu, edhe përdorimi gjatë shtatzënisë i disa medikamenteve tё ndaluara, siç janë: “Aminoglukosidet, citostatikёt, preparatet kundër malaries dhe diuretikёt”, pasi ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve me dëgjimin. Verdhëza mund të ndikojë edhe në dëmtimin e nervit të dëgjimit te një i porsalindur. Ndërsa në grupin e shkaqeve të fituara pohohet se ndikojnë në dëmtimin e dëgjimit, sëmundjet infektive si meningjiti, fruthi dhe parotiti (shytat), infeksionet kronike tё veshit, përdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarike, dëmtimet traumatike tё kokës dhe veshit, zhurmat ekstreme, përfshirë këtu edhe zhurmat nё ambientin e punës nga makineritё apo shpërthimet, si dhe zhurmat në ambientet ku jetojmë dhe frekuentojmë (bare, klube nate, etj). Një tjetër faktor që përbën rrezik është edhe bllokimi i kanalit tё veshit me dyll, apo me trupa tё huaj. Ndaj herë pas here duhet bërë një vizitë te mjeku specialist për të mos lejuar qëndrimin e dyllit në kanalin e veshit për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mos prekë nervat e dëgjimit. Duke i mëshuar fort idesë së parandalimit, dua të theksoj se ndikimet e humbjes së dëgjimit si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët janë të mëdha. Si shkak i tyre, zhvillimi i tё folurit te fëmijët është i vonuar. Humbja e dëgjimit dhe sëmundjet e veshit, tё tilla si otiti media, kanë efekte negative në performancën e fëmijëve në shkollë. Po ashtu, përjashtimi nga komuniteti ka një ndikim domethënës në jetën e përditshme, duke krijuar ndjenjën e vetmisë, izolimit dhe nënshtrimit, kjo ndodh veçanërisht tek individët e rritur.
A ka një kosto për shoqërinë trajtimi i këtyre pacientëve?
Shurdhësia e patrajtuar paraqet një kosto tepër të lartë për ekonominë e një vendi apo në tërësi atë globale. Për çdo vit shurdhësitë e patrajtuara rezultojnë në; kosto të lartë mjekësore pa përfshirë këtu pajisjet dëgjimore; kosto ekonomike nga pamundësia e punësimit apo shkëputja e parakohshme nga puna; kosto sociale si rezultat i izolimit në shoqëri, pengesës në komunikim dhe stigmatizimit; kosto ekonomike për shkak të mbështetjes së zgjatur dhe të veçantë në edukim të fëmijëve të moshës 5-14 vjeç.
Testet e dëgjimit që kryhen në moshë të hershme janë:
– OAE – Otoemisionet akustike, një pajisje kompjuterike e vendosur në vesh nëpërmjet një sonde, e cila lëshon tinguj në formë klikesh dhe mat përgjigjen e gjeneruar në organin e dëgjimit (koklea).
– ABR – Potencialet e Evokuara Auditive, e përbërë nga sensorë (elektroda) të vendosur në lëkurën e kokës (ballë dhe pas veshit) për të detektuar potencialet, që gjenerohen në rrugët dëgjimore qendrore në përgjigje të një stimuli në vesh.
– Audiometri tonale, ku tinguj të frekuencave dhe intensiteteve të ndryshme dërgohen në vesh nëpërmjet kufjeve për të matur nivelin e dëgjimit.