Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Sa prekëse! 7-vjeçari me leuçemi: Më varrosni në arkivolin e mamit

$
0
0

Një djalosh 7-vjeçar ka kërkuar që t’i plotësohet një dëshirë e fundit.

Britaniku Filip Kwasny kërkon që të varroset me mamanë e tij, që ajo të kujdeset për të në parajsë.

Vogëlushi po trajtohej me kimoterapi në një spital, por kura dështoi.

Ai është prekur nga leuçemia.

Por teksa kanceri i përhapet në trup, vogëlushi iu është lutur njerëzve që ta varrosin me mamanë.

Persona të ndryshëm kanë dhuruar para për ta varrosur në të njëjtin arkivol me mamanë.

Kjo e fundit vdiq nga kanceri kur djalin e kishte dy vjeç.

Babai i djalit, 40-vjeçari Piotr Kwasny tha se i duhen 6500 sterlina për ta varrosur djalin me mamanë.

“Nuk e di sa mirë e mban mend ai mamanë e tij pasi ka qenë i vogël, por shkonte vazhdimisht tek varri i saj dhe i fliste”.

Filipi falenderoi personat që po dhurojnë para.

“Faleminderit që po më ndihmoni të plotësoj ëndrrën time”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522