Një fshat i vogël, i quajtur Salinas, në Republikën Dominikane, është si shumë të tjerë në Karaibe.
Vendasit janë miqësorë, plazhet janë fantastike, por ka diçka të veçantë dhe të çuditshme nga pjesa tjetër e botës.
Në moshën e pubertitetit, një nga 90 fëmijët e lindur aty, nis një transformim natyral nga vajzë në djalë.
Banorët i quajnë “guevedoces”, që fjalë për fjalë do të thotë “penis në moshën 12 vjeç”.
Këta fëmijë në shkencë njihen si ‘pseudohermafroditë’.
Jeta e tyre është dokumentuar në një reportazh të BBC.
“Mbaj mend që kur isha e vogël, vishja një fustan të kuq,” thotë Johnny, që dikur quhej Felicitia dhe nuk kishte penis.
“Kur më blinin lodra vajzash, nuk doja të luaja me to”.
Guevedoces u zbuluan për herë të parë në vitin 1970 nga një endokrinolog britanik.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të mahnitur nga ky transformim krejt natyral.
Ata mendojnë se kjo shkaktohet nga një çrregullim i rrallë gjenetik.