Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Disa fakte për gazrat që nuk i keni ditur… Sa të rëndësihme në jetën tonë

$
0
0

Si proces i jetës së njeriut, janë disa funksione trupore të cilat i bëjnë njerëzit të qeshin, të zihen ngushtë apo madje edhe të mërziten.
Por kurorën për diçka të tillë e mban, lirimi i gazrave.

Një studim i fundit thotë se njerëzit nuk kanë dhe aq shumë njohuri rreth rëndësisë së lirimit të gazrave, përveç fakti të njohur se ndihen më mirë kur çlirohen nga një një bark i fryrë.

Më poshtë mund të mësoni disa gjëra rreth këtij procesi aq të sikletshëm kur ndodh në publik.

– Meshkujt lirojnë gazra më shumë se femrat.

– Shprehja: “lirim i gazrave”, është shpikur në vitin 1962.

– Një person në gjendje normale shëndetësore, duhet të lirojë gazra rreth 14 herë në ditë.

– Këto 14 herë, janë të mjaftueshme për të mbushur një tullumbace.

– Lirimi i gazrave nuk duhet t’iu turpërojë, pasi ky proces është shenjë se ju jeni të shëndetshëm.

– Nëse ju keni vështirësi të lironi gazra apo nuk lironi fare, duhet të shkoni tek mjeku.

– Nuhatja e lirimit të gazrave, sipas studimit të fundit në Britani, është i shëndetshëm sepse tregon se i keni në rregull shqisat e nuhatjes.

– Gazrat e liruara nga femrat, supozohet se janë më të pranueshme në erë.

– Një lirim i gazit bëhet me shepjtësi 3 metra për sekondë.

– Çamçakëzat dhe soda bikarbone, bëjnë që të lirohen më shumë gazra, prandaj nëse njihni dikë që i konsumon shumë ato, mundësisht qëndrojini larg.

– Shumica e lirimit të gazrave ndodh natën gjatë gjumit.

– Insektet po ashtu lirojnë gazra dhe pas tyre renditen devetë, zebrat, delet, lopët, elefantët, qentë, etj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522