Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Për çdo orë që ne vrapojmë na shtohen 7 orë jetë

$
0
0

Ti mund të vraposh për të ikur nga vdekja. Vrapimi mund të jetë ushtrimi fizik i cila ka më shumë efekt  për të rritur jetëgjatësinë. Ky përfundim ka ardhur sipas disa studime të bëra rreth ushtrimeve dhe vdekjes së parakohshme.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi  “Progresi i sëmundjeve karidovaskulare”, një person i cili vrapon, në krahasim me një person i cili nuk vrapon, ka mundësi që të jetojë edhe 3 vite të tjera. Pavarësisht nëse ato janë duhanpirës, mbipeshë apo vrapojnë ngadalë.

Ky studim është vazhdim i një studimi të bërë tre vite më parë nga një grup shkencatësh në Cooper Institute në Dallas. Shkencëtarët kanë marrë në shyqyrtim të dhënat nga testet mjeksore dhe të palestrës.

Nga ky studim u arrit të përfundimin tek një person i cili vrapon rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 40%.

Profesori, i cili drejtoi studimin, Duck-chul Lee tha: “ Për çdo orë që një njeri vrapon ka 7 orë jetë shtesë, duke theksuar se vrapimi nuk të bën të pavdekshëm.”

Njerëzit të cilët janë marrë në studim  janë kryesisht njerëz të klasës së mesme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522