Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Turist në Shqipëri? Ja vaksinat që të duhen…

$
0
0

Europa ka një sërë zgjedhjesh për pushime verore, por disa vende kërkojnë vaksinime për tu vizituar, dhe “Daily Express” nuk përjashton as Shqipërinë nga harta.

Lista e pushimeve është përtej bërjes gati të valixheve. Çdo turist përveçse në disa raste kërkesës së vizës, rregullave të pasaportës dhe kërcënimit të sigurisë duhet të dinë çfarë vaksinash duhet të kenë bërë.

Nëse nuk do t’i kini këto vaksina, do të detyroheni të ktheheni mbrapsht në aeroport. Sipas NHS, janë një sërë vaksinimesh që duhen për të udhëtuar.

Nëse shkon në Maltë, duhet të provoni se keni bërë vaksinën kundër etheve të verdha.

“NHS Fit for Travel” thotë: “Kërkohet vërtetim i vaksinimit të etheve të Verdha nëse je mbi 9 muajsh dhe vjen nga një zonë me rrezik të lartë të transmetimit të kësaj sëmundje dhe për udhëtarët që kanë kaluar tranzit më shumë se 12 orë në aeroportin e një vendi me rrezik të transmetimit të etheve të Verdha. Nëse dallohen shenja të saj, fëmijët nën 9 muajsh bëhen subjekt i izolimit apo mbikqyrjes nëse vijnë nga një zonë e tillë”.

Të njëjtat rregulla vlejën edhe për Shqipërinë. NHS shpjegon: “Vërtetimi i vaksinimit të Etheve të Verdha të kërkuara nga udhëtarët mbi një vjeç që vijnë nga zona me rrezik të madh të transmetimit të etheve të Verdha”.

Përveç Maltës dhe Shqipërisë në vendet e tjera të Europës nuk të kërkohet një vërtetim i tillë, por janë një sërë vaksinash për të cilat parlajmërohen udhëtarët.

Për pjesën më të madhe të vendeve, në krye të listës është vaksina kundër hepatitit A.

Ju paralajmëroheni për të bërë tetanozin dhe vaksinën e hepatitit A nëse udhëtoni në Shqipëri, Azerbajxhan, Moldavi, Rumani dhe Turqi./TCh/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Latest Images