Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Vdekja e Blertës na ka tronditur, por të flasim edhe për problemin

$
0
0

Një vajzë e talentuar 16-vjeçare humbi jetën gjatë një operacioni në spitalin privat “Continental” në Tiranë.

Ajo quhej Blerta Pepa dhe po të shohësh rrjetet sociale dhe portalet, ato janë të mbushura me zemërim dhe pikëllim.

Me të drejtë!

Kur një vajzë e re vdes gjatë një operacioni rutinë, të gjithë mund të revoltohen.

Blerta kishte dëmtuar meniskun e këmbës gjatë orës së fizkulturës dhe i ishte nënshtruar operacionit.

Disa portale i janë ‘turrur” edhe mjekut anestezist, i cili nga ana e tij ka tentuar të vrasë veten, duke injektuar në trup preparat lënde anestezie.

Babai i Blertës tregon për Top Channel ngjarjen tragjike si dhe kërkon që drejtësia të veprojë.

“Doli mjeku ortoped, ishte gjerman tha çdo gjë ok. Kërkoj që drejtësia të merret me këtë spital, me mënyrat më ekstreme që ka ky shtet. Kam paguar 3500 euro, gjysmat se të tjerat do i merrnin mbrapa. Ata më thanë se vajza është e sigurtë e do dalë shëndoshë ndërkohë që ma morën në lulen e rinisë”, rrëfen Bardhi Pepa, i ati i Blerta Pepës.

Kurse spitali ka sqaruar se ngjarja erdhi pas një komplikacioni të rrallë.

Këtu është momenti të ndalemi pak.

Për çfarë bëhet fjalë?

Blerta vdiq nga hipertermia malinje, një sindromë e rrallë, e njohur së pari gjatë viteve ’60.

Sëmundja ka rrënjë gjenetike, por nuk i prodhon simptomat derisa një pacient t’i nënshtrohet anestezisë.

Henry Rosberg, president i Shoqatës së Hipertermisë Malinje në SHBA, thotë se është pak a shumë si një nepërkë që pret të godasë.

Normalisht temperatura e trupit duhet të ulet gjatë anestezisë, por në këtë rast ajo ngrihet më shumë nga sa përballon trupi.

Në vitet ’60 dhe ’70, kjo sëmundje vriste 80 përqind të pacientëve, prandaj quhet edhe malinje.

Por sot gjërat kanë ndryshuar, thotë Rosberg dhe vdekjet nga hipertermia malinje janë të rralla.

Megjithatë ndodhin.

Në vitin 2005, në janar, një 20-vjeçar i shëndetshëm, i quajtur Steven Nuck, plagosi pak shpatullën teksa bënte ski.

Ai iu nënshtrua operacionit, por ndërroi jetën nga hipertermia malinje.

Si mund t’i ndodhte diçka e tillë një tipi kaq sportiv?

“Vdekjet prej hipertermisë malinje ndodhin edhe në duart më të mira,” shkruan Rosberg.

Kur ndodh diçka e tillë, thekson ai, pasojat mund të jenë traumatike në të gjithë stafin mjekësor, çka mund të sjellë shumë vështirësi për ta marrë veten.

Kështu ndodhi edhe me ata që operuan Steven Nuck.

Familja e tij ka hapur një faqe për të ndërgjegjësuar njerëzit për këtë problem.

Mijëra dollarë janë mbledhur nga nisma e tyre.

Po ashtu familja e tij po merr pjesë në një procedurë testimi që do ndihmojë të përcaktohen dyshimet për hiperterminë malinje në anëtarët e tjerë të familjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles