Një burrë ka rrëfyer se ka përjetuar një makth pasi u çua nga koma dhe zbuloi se nuk ishte në gjendje të thoshte asgjë.
Martin Pistorius ra në gjendje kome në moshën 12-vjeçare dhe nuk mund të lëvizte, të komunikonte apo të bënte çdo gjë tjetër për 12 vite me rradhë.
Dhe për tmerrin e tij, kur u zgjua, ai nuk ishte në gjendje ta bënte të ditur rikthimin e tij.
I riu nga Afrika e Jugut u diagnoztikua me një formë gërryese meningjiti nga fundi i viteve ’80 dhe nuk qe më i aftë të bënte asgjë, madje as të mos lëvizte sytë.
Martin që tani është 39 vjeç tha për NPR: “Kur njerëzit e morën vesh se kisha dalë nga koma, unë në fakt kisha 12 vjet që isha zgjuar por isha në gjendje vegjetative. Isha i ndërgjegjshëm për çdo gjë, si një person normal”.