Nëse keni flokë të yndyrshëm, specialistët ndalojnë trajtimet me keratinë, pasi kjo e fundit i bën me yndyrë së tepërmi.
Ja, disa ide praktike se si të largoni yndyrën e tepërt nga flokët.
Nëse përdorni balsam, përdoreni vetëm për majat e flokëve.
Për të parandaluar prodhimin e yndyrës mund të përdorni gjithashtu shampon të thatë, i cili aplikohet pa ujë dhe thith yndyrën e tepërt. Ky shampon i ngjason pudrës së bebes dhe mund të gjendet në çdo shitore.
Përpiquni t’i prekni sa më rrallë flokët pasi prekja stimulon gjëndrat e yndyrës.