Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Femrat me forma të kolme lindin fëmijë më të zgjuar

$
0
0

01_05130242_2a2bd9_2330512aShkencëtarët kanë zbuluar se sasia e lartë e yndyrës në kofshë dhe te të pasmet e femrave, ndikon në zhvillimin e trurit të bebeve gjatë kohës që ato i ushqejnë me gji.

5 milionë vitet e fundit, truri i njeriut është rritur në vëllim mesatarisht nga 400-1200 ml, kështu që femrat mund të kenë nevojë për më shumë sasi yndyre në këto zona, për të përballuar zhvillimin e trurit të foshnjeve të tyre.

“Lipidet e qumështit të gjirit vijnë si rezultat i yndyrës së akumuluar në kofshë dhe në të pasme”,- ka thënë për “Daily Mail” David Bainbridge, biolog. Femrat me kofshë dhe të pasme të mbushura kanë nivele më të larta të këtyre lipideve, prandaj janë të prirura të lindin fëmijë më të zgjuar.

Profesor Will Lassek, epidemiolog, tha se, yndyra e depozituar në kofshët dhe të pasmet e femrave është e pasur me acid dokosahekzaenoik (DHA), që është komponent kyç në trurin e njeriut.

Kjo shpjegon dhe arsyen se përse meshkujt pëlqejnë femrat me forma të rrumbullakëta, si Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522