Gazeta Shqiptare shkruan për një skandal të pashoq në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Drejtoresha e spitalit, Ogerta Manastriliu, ka urdhëruar që çarçafët e pacientëve në spitalin më të madh në vend të mos ndrrohen më shpesh se dy herë në javë.
Kjo vjen si pasojë se kontrata me kompaninë që menoaxhonte hotelerinë dhe lavanderinë e spitalit ka përfunduar.
Mirëpo kjo situatë zgjat që prej dhjetorit 2014, kur u shpall tenderi për këtë shërbim, tender i cili ka dështuar disa herë dhe gjendja mbetet skandaloze.
Drejtoresha i ka kërcënuar punonjësit se do të mbajnë përgjegjësi nëse i ndrrojnë çarçafët më shpesh se dy herë në javë, përveç rasteve të veçanta të përcaktuara prej saj.
Më shumë se “shëndetësi falas”, kjo ngjason me një shëndetësi me “çarçafë me vete”.