Jo Zyrtarisht në Shqipëri statistikat e abortit janë tejet alarmante. Statistikat pjesore që publikon UNFPA Agjencia Zhvillimore e Kombeve të Bashkuara, tregojnë se për çdo 3 lindje, kryhet një abort.
Këtë e pranon edhe zëvendësministri i shëndetësisë Klodiaj Rrepaj i cili thotë:
‘Ende ka aborte të paligjshme, nuk kemi asnjëherë statistika të sakta për një fenomen që bëhet në fshehtësi.
Ndërsa për martesën në moshë të hershme zv/ministri shton se mund të them se janë tek familjet rome për shkak edhe të traditës’.
Edhe ne përdorimin e metodave moderne të kontraceptivëve, Shqipëria është në nivele të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, në nivelin 10.6%.
Manela Bello, UNFPA: Është përllogaritur që në çdo 3-4 lindje ka një abort, gjë që e bën Shqipërinë në numrin e konsideruar të lartë.
Por statistika e aborteve mendohet të jetë disa herë më e lartë se këto evidenca, pasi Shqipëria pas vitit 2014 me urdhër të ministrisë së shëndetësisë i delegoi abortet në maternitet shtetërore dhe klinikat privatet nuk raportojnë më për to.
Bello: Në këtë grup-moshë të re, ka aborte të përsëritura dhe kjo tregon se këshillimet për planifikimin familjar jo të duhur.
Referuar martesave në moshë të hershme, ka një studim të pjesshëm realizuar në Vlorë, Korcë dhe Pogradec. Në këto rrethe janë paraqitur 34 kërkesa për kurorëzim dhe nga gjykata janë pranuar 29 prej tyre.
Statistikat u bënë publike gjatë një tryezë të organizuar nga UNFPA me përfaqësues të medias.