Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Virozat e stinës, 100 fëmijë në pediatri për një ditë

$
0
0

Luhatja e temperaturave dhe ekspozimi në diell janë dy faktorët që kanë ndikuar në shtimin e rasteve të fëmijëve që paraqiten në pediatri të prekur nga virozat e stinës. Shefja e pediatrisë në Elbasan bën thirrje që prindërit të kenë kujdes edhe me ushqimet që u japin fëmijëve.

100 raste të fëmijëve të sëmurë me virozat e stinës paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit. Shefja e pediatrisë Irena Palloshi thotë se ky fluks vjen për shkak të virozave të stinës, luhatjet e temperaturave, dhe ekspozimit në diell.

‘Në pediatrinë e Elbasanit paraqiten mbi 100 raste në 24 orë dhe janë mbi 30 fëmijë që marrin serume ambulatore krahas fëmijëve të shtruar që mund të jenë mbi 25. Kryesisht paraqiten fëmijë me bark, të vjella, me temperaturë por krahas tyre kemi patur edhe probleme të traktit të respiratorëve me laringit e bronkopneumoni. ‘

Kujdesi i shtuar i prindërve për mosekspozimin e fëmijëve në diell, ushqimi i freskët, konsumi i lëngjeve të shtrydhura dhe qëndrimi në ajër të pastër do të ndihmonte të vegjlit të mos prekeshin nga virozat e stinës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles