Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

E dhimshme/ Adoleshentja nga Tirana me probleme në zemër dhe mëlçi, familjarët kërkojnë ndihmë…

$
0
0

(KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE +16)

Geraldina Stafa është një e re e moshës 19-vjeçare nga Tirana. Vajza ka lindur me probleme në zemër, pasi dy aortat e saj kanë qenë të bashkuara, ndërsa tani i është shfaqur edhe një problem i madh me mëlçinë.

E telefonuar nga “JOQ.al”, motra e Geraldinës bën me dije se 19-vjeçarja ka jetuar rreth 6-7 vite në një spital në Itali ku i është nënshtruar operacioneve të shumta në zemër. Ajo shprehet se Geralndina ka bërë rreth 3 herë operacion në zemër.

Pasi gjendja e saj u normalizua dhe bashkë me prindërit u kthyen në Tiranë, në moshën 16-17 vjeçare e reja nisi të shfaqë probleme me mëlçinë.

“Mëlçia e saj nisi të mblidhte ujë. Prodhonte vetëm ujë. E operuam në fund të dhjetorit 2015 në Shqipëri. I hoqëm ujin dhe sikur u bë pak mirë. Pas një muaji krijoi prapë ujë dhe në janar të 2016 e futëm prapë në operim. Pastaj e çuam në Itali ku ndenji një muaj. Sikur u bë më mirë, por gjërat ndryshuan prapë. Tani ka filluar që uji ti mblidhet dhe në pjesët e këmbës. Mjekët nuk na japin shpresa në Shqipëri. Po e mbajmë në shtëpi vetëm me shkarkues”, – rrëfen motra e Geraldinës.

Ajo shton se e motra ka nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe të vetmit mjek që e kanë marrë përsipër janë ata në Bolonja të Italisë, por operacioni i saj kushton 20 mijë euro, shumë e papërballueshme nga familjarët e Geraldinës, e cila ka gjithë jetën sa në një operacion në tjetrin.

Ky është operacioni i gjashtë që vajza do t’i nështrohet në 19 vite jetë. Mjekët ende nuk e dinë nëse gjithçka vjen vetëm prej mëlçisë apo nëse problemi më i madh ndodhet ende në zemrën dhe aortën e saj.

Për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, si me lek, si me euro, më poshtë gjeni të dhënat bankare të llogarisë së vajzës. Le të bashkohemi të gjithë që t’i kthejmë buzëqeshjen Geraldina Stafës.

Llogari ne Lek :

Raiffeisen Bank -Geraldina Stafa

IBAN-AL71202112880000000001292467

Intesa Sanpaolo Bank -Geraldina Stafa

IBAN-AL34208110080000070601738001

BKT- Geraldina Stafa

Nr i klientit : 4290000948

SËIFT : NCBAALTXXX

Llogari ne Euro:

Raiffeisen Bank -Geraldina Stafa

Al56202112880000000011292467

Intesa Sanpaolo Bank -Geraldina Stafa

AL07208110080000070601738002


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522