Djemtë që tymosin kanabis para pubertetit mund frenojnë rritjen e tyre për më shumë se 10 centimetra, sipas një studimi.
Hulumtuesit kanë gjetur se të rinjtë që kanë qenë të varur nga droga ishin shumë më të shkurtër se bashkëmoshatarët e vet që s’e kanë përdorur drogën.
Ata po ashtu kanë zbuluar se ndryshe nga sa mendohet se konsumi i barit është kalim kohe duke u relaksuar, përdorimi i drogës në fakt e bën trupin më të stresuar në terma afatgjatë.
“Përdorimi i marijuanes mund të nxisë një kundërpërgjigje ndaj stresit, e cila stimulon fillimin e pubertetit por ul nivelin e rritjes”,- ka thënë lideri i studimit, Ayed Shakeel Raza Rizvi, nga Universiteti i Bujqësisë “Rawalpindi” në Pakistan.
Shkencëtarët në këtë universitet i kanë studiuar nivelet e hormoneve të caktuara të përfshira në rritjen dhe pubertetin në gjakun e 220 jo përdoruesve dhe 217 përdoruesve të kanabisit.
Nivelet e hormoneve të lidhura me pubertetin, siç janë testosteronet dhe hormonet luteinising (LH) janë rritur në përdoruesit e kanabisit. Ndërsa, nivelet e hormoneve të rritjes ishin ulur.
Po ashtu, studimi ka gjetur se djemtë që nuk e përdorin kanabisin, peshojnë mesatarisht katër kilogramë më shumë dhe janë 10 centimetra më të gjatë deri nga mosha 20-vjeçare në krahsim me ata që e përdorin.