Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Raporti i Mjedisit për vitin 2016: Tirana, qyteti më i ndotur në vend

$
0
0

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri ka prezantuar sot Gjendjen e Mjedisit 2016 për Shqipërinë. Nga raporti, sipas Beqirit, Tirana rezulton qyteti më i ndotur në vend.

Fier, Lushnje, Lezhë, 3 qytete në rang vendi potencialisht të ndotura, AKM ka dhënë edhe rekomandimet përkatëse. Grimca e pluhurit problematike.

Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça (vetëm periudhe dimri, shkaku ngrohja me dru zjarri)”,- deklaroi Beqiri.

Po kështu problem është edhe ndotja akustike.

Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli i 2-të i riskut për shëndetin publik. Tirana më problematikja; ditën 17.23% më lartë se norma e lejuar, natën 24.91% më lart se norma e lejuar”,- tha më tej Beqiri.

Në lidhje me ujërat, kreu i AKM tha se ka përmirësim të dukshëm, por ka ende problematika.

Detet kanë përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika ende janë problematike. Problem është ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kanë ndryshim nga 2015.

Bashkitë kanë ende një punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, – tha ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522