Kjo histori ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.
Një adoleshente në gjendje depresive shkoi në një sallon bukurie dhe i kërkoi parukieres që t’ia hiqte plotësisht flokët pasi i kishte në gjendje katastrofike.
Por parukierja Kayley Olsson refuzoi që t’ia rruante kokën.
Në vend të kësaj, ajo kaloi 13 orë duke punuar me flokët e 16-vjeçares dhe krijoi një model shumë të bukur.
Ngjarja u regjistrua në Waterloo, SHBA.
Parukierja 20-vjeçare tha se vajza vuante nga depresioni i rëndë, aq sa nuk krihte dot flokët e saj.
Ajo shkoi në sallon pasi kishte ardhur dita për të bërë foton e shkollës.
Olsson refuzoi që ta ‘bënte tullë’, por i krijoi një model frymëzues.
Parukierja tha se vendosi ta tregonte këtë histori për të theksuar faktin se depresioni prek këdo, nuk ka rëndësi mosha.